Home / Lajme / Maqedoni / Arrestohet një shkupjan, i dyshuar për vjedhje në artarinë Isak Tetovë

Arrestohet një shkupjan, i dyshuar për vjedhje në artarinë Isak Tetovë

26 korrik-
Tridhjetë e tre vjeçari dyshohet të ketë qenë gjithashtu njëri nga pjesëmarrësit që grabiten vitin e kaluar argjendarinë “Isak” në Tetovë, si dhe dyshohet për vrasjen e policit Afrim Arifi në parkingun e Fakultetit Matematiko-Natyror në vitin 2008

Policia e Kosovë në Ferizaj ka privuar nga liria D.A. (33) nga Shkupi për të cilin u shpall kërkim ndërkombëtar nga ana e Republikës së Maqedonisë për burg të përjetshëm, në bazë të vendimit gjyqësor të plotfuqishëm. Pas marrjes në pyejtje, i është caktuar masë arresti prej 30 ditë.

D.A, dyshohet se është kryerës i disa grabitjeve me forcë të bankave dhe Postës së Maqedonisë.

Atij i janë gjetur në banesën ku është fshehur, dy pushka automatike AK 48 me 300 plumba, një pushkë M-76 (snajper) me 36 plumba, një pistoletë ‘Kolt Smith’, një pistoletë TT 7,62 mm me 96 plumba, një pistoletë ‘Hekller’ me 43 plumba, shtatë granata dore, tre uniforma të zeza, gjashtë jelekë ushtrie, sasi të mëdha ari, dokumente dhe materiale të tjera.

D.A dyshohet të ketë marrë pjesë në grabitjen e veturës së Bankës Komerciale, më 16 nëntor të vitit 2007 përpara Panairit të Maqedonisë, ku u vra njëri nga shoqëruesit, në grabitjen e veturës së Postës së Maqedonisë në Çairçanjë më 13 mars të vitit 2008, ku mbetën të plagosur të punësuarit që shoqëronin transferimin e të hollave, si dhe në grabitjen e filialit të ProKredit Bankës më 10 prill të vitit 2009, që përfundoi me plagosjen e dy pjesëtarëve të policisë që u ndeshen me grabitësit.

Tridhjetë e tre vjeçari dyshohet të ketë qenë gjithashtu njëri nga pjesëmarrësit që grabiten vitin e kaluar argjendarinë “Isak” në Tetovë, si dhe dyshohet për vrasjen e policit Afrim Arifi në parkingun e Fakultetit Matematiko-Natyror në vitin 2008

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *