Home / Lajme / Maqedoni / Ban Ki-mun edhe para deputetëve premtoi ndihmë për zgjidhjen e kontestit me emrin

Ban Ki-mun edhe para deputetëve premtoi ndihmë për zgjidhjen e kontestit me emrin

25 korrik-
Sekretari i përgjithshëm i KB-së Ban Ki-mun paralajmëroi se personalisht do të angazhohet te autoritetet greke për përshpejtimin e procesit për zgjidhjen e çështjes së emrit. Njeriu i parë i Organizatës Botërore pas takimit të sotëm me presidentin e Maqedonisë Gjorge Ivanov në Ohër, deklaroi se do të angazhohet edhe për respektimin e aktvendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Ne kemi qëllim që të inkuadroheni në BE dhe në NATO dhe e di se keni edhe pengesë për qëllimin tuaj. Imperativ është zgjidhja e çështjes me emrin. Unë jam i përkushtuar që të ndihmoj, ta lehtësoj zgjidhjen e kësaj çështjeje. Mund të konsideroni në KB dhe gjithashtu do ta inkurajoj edhe kryeministrin, presidentin e shtetit, kryetarin e Kuvendit që të bashkohen dhe t’i përkushtohen zgjidhjes së kësaj çështjeje.

Këtë e theksoi Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Ban Ki-mun në fjalimin e sotëm para deptetëve në Parlamentin e Maqedonisë, në të cilën morën pjesë edhe kryeministri Nikolla Gruevski, ministrat e Qeverisë, përfaqësues të ASHAM-it, gjyqësisë, të komuniteteve fetare dhe të korit diplomatik të vendit.

Ai theksoi se në vizitën e tij në Maqedoni, shoqërohet nga përfaqësuesi i tij personal Nimic, i cili nga Shkupi niset për në Greqi që të vazhdojë me bisedimet për këtë çështjë.

Njeriu i parë i Organizats botërore me lëvdata për shtetin, në të cilat thotë se sheh shumë përparim, vizion që të mos shihet pas nga e kaluara por drejt të ardhmes së ndritur.

“Shikoj me të vërtetë përparim të madh, dinamikë dhe përkushtueshmëri që të tejkalohen të gjitha çështjet dhe të ecet përpara”, tha ai duke përkujtuar se në vitin 1991 kur Jugosllavia ishte në kufirin e konfliktit, Maqedonia zgjodhi dhe vendosi shembull për vendosjen e qetë të kufijve.

Ai nuk ka dileme, se, siç tha, ky vend është i përkushtuar për një shoqëri të qetë multietnike “Ju e ndryshuat Kushtetutën tuaj, mundësuat një zhvillim të rëndësishëm në decentralizim, votimi i dyfishtë dhe përdorimi i disa gjuhëve edhe i hapët dyert dhe zemrat tuaja për mijëra refugjatë gjatë krizës në Kosovë”, tha Ki-mun.

Ju jeni një demokraci e vogël, por arritjet tuaja tashmë njihen, tha ia, duke theksuar kryesimin e Maqedonisë me Asamblenë e përgjithshme të KB-së në vitin 2007.

Sekretarti i përgjithshëm Ki-Mun u fokusua edhe në qëllimet kryesore të Organizatës botërore, midis të cilave përkrahja për vendet në tranzicion, sfidat për gratë dhe rininë, zhvillimi i qëndrueshëm ekonomike dhe arritjes së qëllimeve të mileniumit. I dërgoi urime vendit dhe politikave të mira qeveritare lidhur me plotësimin e Qëllimeve të Mileniumit qëllimi i së cilës është përgjysmimi i varfërisë në botë.

Ki Mun dërgoi urime edhe për kryesimin e Maqedonisë gjatë Dekadës së romëve dhe angazhimit për thyerjen e barrierave kulturore dhe paralajmëroi vazhdimin e bashkëpunimit me KB-në.

Para fjalimit, Ban Ki-mun pati takim me kryetarin e Kuvendit Trajko Veljanoski. Është parashikuar që ai të takohet edhe me kryetarin e Qeverisë Nikolla Gruevski.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, i cili dje në mbrëmje erdhi për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë sot në mëngjes kishin tet-a-tet takim dhe konferencë të përbashkët për shtyp.

Sekretari i përgjithshëm i KB-së Ban Ki-mun paralajmëroi se personalisht do të angazhohet te autoritetet greke për përshpejtimin e procesit për zgjidhjen e çështjes së emrit. Njeriu i parë i Organizatës Botërore pas takimit të sotëm me presidentin e Maqedonisë Gjorge Ivanov në Ohër, deklaroi se do të angazhohet edhe për respektimin e aktvendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Ban Ki-mun gjatë qëndrimit në vend është i shoqëruar nga ndërmjetësi i KB-së në kontestin për emrin me Greqinë, Methju Nimic, i cili gjithashtu dje arriti në Maqedoni.

Vizita në Republikën e Maqedonisë është në kuadër të turneut ballkanik të Ban Ki-mun, i cili nga Maqedonia duhet të udhëtojë për në Bosnjë e Hercegovinë – vendi i fundit nga të gjitha shtetet e ish-Jugosllavisë në axhendën e tij.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *