Home / Lajme / Maqedoni / Ban Ki-Mun javën e ardhshme për vizitë në Maqedoni

Ban Ki-Mun javën e ardhshme për vizitë në Maqedoni

20 korrik-“Fakti që në shoqëri të Ban Ki-Munit do të udhëtojë edhe përfaqësuesi i tij i posaçëm për kontestin me emrin Metju Nimic, e shohim si konfirmim të rëndësisë që Sekretari i përgjithshëm i KB-së e jep për zgjidhje sa më të shpejtë të kësaj çështjeje dhe gjetje të mënyrës për intensifikim të procesit”, qëndron në kumtesë.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Mun, më 24 dhe 25 të këtij muaji do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë.

Vizita, siç u theksua në kumtestën e sotme nga MPJ-ja e Maqedonisë, është mundësi e jashtëzakonshme për këmbim të mendimeve me njeriun e parë të organizatës botërore për çështje të numërta aktuale nga axhenda e KB-së, si angazhimi i KB-së në zgjidhjen e vatrave të krizave në botë, vallafaqimi me lepezën e gjërë të sfidave globale siç janë çrrënjësimi i varfërisë, luftës kundër terrorizmit, mospërhapja e armëve, zhvillimi i qëndrueshëm, ndryshimet klimatike…

Takimet të cilat sekretari i përgjithshëm i KB-së do t’i ketë me udhëheqësinë më të lartë të Maqedonisë, do të jenë rast për theksim dhe konfirmim të mbështetjes së plotë për Republikën e Maqedonisë drejt përpjekjeve të organizatës botërore për ruajtjes dhe paqes dhe sigurisë në botë, ndërsa posaçërisht të angazhimeve të sekretarit të përgjtihshëm për zbatim të reformave në gjithë sistemin e Kombeve të Bashkuara, aktivitetet e tij për zgjidhke të gjiendjes në Siri, tranzicionin në Libi dhe Tunizi, aktivitetet e mëtejshme në pjesën e zhvillimit të qëndrueshëm pas konferencës së paradokohshme Rio+20, si dhe tema tjera me interes global.

“Ban Ki-Munin do ta informojmë për arritjet e Republikës së Maqedonisë nga pavarësia e saj dhe gjatë anëtarësimit 19-vjeçar në KB, për ndërtimin e demokraciosë funksionale multietnike, për kontributin tonë ndaj bashkëpunimit dhe zhvillimit rajonal, me theks të veçantë në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, për angazhimet tona dhe kontributin për avancim të vazhdueshëm dhe respektim të të drejtave të njeriut në mbarë botën, për çka konfirmim është kandidatura jonë për anëtarësim në Këshillin për të drejtat e njeriut për periudhën 2014-2016, për intencën tinë për pjesëmarrje të rritur në misionet paqesore të KB-së, si dhe një numër i madh i aktiviteteve të tjera në drejtim të përforcimit të bashkëpunimit dhe partneritetit të Republikës së Maqedonisë me Kombet e Bashkuara”, thuhet në kumtesën nga MPJ-ja.

Para Ban Ki-Munit, mes tjerash, do të theksohet kryesimi i suksesshëm i Maqedonisë me Asamblenë Parlamentare të 62-të të Kombeve të Bashkuara, si shembull më i mirë se një vend i vogël si Republika e Maqedonisë, në mlnyrë aktive mund të kontribuojë për mobilizim të anëtarësimit në KB për ballafaqim me çështje të caktuara globale, si marrëdhënia ndaj ndryshimeve klimatike, ose madje reforma sistemi i KB-së, duke e përfshirë revitalizimin e Asamblesë Parlamentare.

“Fakti që në shoqëri të Ban Ki-Munit do të udhëtojë edhe përfaqësuesi i tij i posaçëm për kontestin me emrin Metju Nimic, e shohim si konfirmim të rëndësisë që Sekretari i përgjithshëm i KB-së e jep për zgjidhje sa më të shpejtë të kësaj çështjeje dhe gjetje të mënyrës për intensifikim të procesit”, qëndron në kumtesë.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë potencojnë se Sekretarit të përgjithshëm dhe ndërmjetësuesit Nimic do t’u përsëritet qasja jonë konstruktive dhe vendosmëria për gjetje sa më të shpejtë të zgjidhjes së përbashkët lidhur me kontestin me emrin.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *