Home / Sport / Banega djeg Ferrarin në rrugë

Banega djeg Ferrarin në rrugë

Ever Banega ka një raport aspak të mirë me makinat dhe këtë e ka treguar përsëri gjatë ditës së djeshme, ku ka regjistruar incidentin e dytë radhazi brenda pak muajsh me mjetin në të cilin udhëtonte.

Mesfushori argjentinas i Valencias, dje ka qenë duke shkuar në stërvitje me Ferrarin e tij, ndërsa sipas dëshmisë së vetë lojtarit, makina ka shpërthyer në flakë në mes të rrugës pa asnjë lloj arsye. Lojtari ka dalë me vrap nga automjeti dhe fatmirësisht ka qenë i shoqëruar nga portieri Diego Alvesh i cili e ka marrë në makinën e tij dhe e ka shoqëruar në klub.

Ndërhyrja e zjarrfikësve ka qenë e kotë, pasi në momentin kur ata kanë mbërritur pranë Ferrarit, automjeti ka qenë i përfshirë nga flakët dhe është djegur thuajse plotësisht.

Ky është incidenti i dytë radhazi për Banegan, i cili vetëm 6 muaj më parë arriti të zinte veten me makinë. Në një pikë karburanti, ai harroi t’i vinte frenat automjetit dhe në momentin që doli nga makina për të paguar paratë, ajo lëvizi duke i zënë këmbën mes pjesës së përparme dhe trotuarit, për t’i thyer tibien dhe peronin, që i shkaktoi atij një pushim të detyruar prej 6 muajsh.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *