Home / Lajme / Maqedoni / Bejtullah Kasami kandidat për komunën e Bërvenicës

Bejtullah Kasami kandidat për komunën e Bërvenicës

29 korrik- Thaçi më tej nënvizoi se i qëndron besnik platformës së re të partisë. “Nëse dikush ka hamendje, unë ju garantoj se nuk do të lëvizim asnjë milimetër nga platforma që kemi. Platforma e PDSH-së është e bazuar në dy shtylla kryesore edhe atë, vendimarrjen me konsensus dhe ndarja e buxhetit në mënyrë të barabartë” deklaroi Thaçi.

Bejtullah Kasami, është kandidati I Partisë Demokratike Shqiptare për kryetarë komune në Bërvenicë. Kështu ka vendosur kuvendi i degës së kësaj partie të shtunën mbrëma. Pas promovimit si kandidat për kryetarë komune, Kasami, tha para kuvendarëve se kur PDSH-ja udhëheq me institucionet njerëzit ndihen më të lirshëm. Ai tha se bashkërisht me kandidatët për këshilltarë do të angazhohen që të korrin sukses në zgjedhjet e ardhëshme me qëllim të përmirësimit të kushteve për jetesë të banorëve të kësaj ane. Ndërkaq, në këtë kuvend ka marrë pjesë edhe kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, i cili gjatë fjalimit të tij para të pranishmëve theksoi se një angazhim maksimal të të gjithë anëtarësisë fitorja në këtë komunë në raundin e parë do të zgjeronte fitoren edhe në komunat tjera. Thaçi më tej nënvizoi se i qëndron besnik platformës së re të partisë. “Nëse dikush ka hamendje, unë ju garantoj se nuk do të lëvizim asnjë milimetër nga platforma që kemi. Platforma e PDSH-së është e bazuar në dy shtylla kryesore edhe atë, vendimarrjen me konsensus dhe ndarja e buxhetit në mënyrë të barabartë” deklaroi Thaçi.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *