Home / Lajme / Maqedoni / Benzinat shtrenjtohen për dy, ndërsa dizeli për tre denarë për një litër

Benzinat shtrenjtohen për dy, ndërsa dizeli për tre denarë për një litër

Shkup, 30 korrik 2012- Çmimi i ri i EUROSUPER BC-95 është 82,50 denarë për një litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të shitet për 84 denarë për një litër EURPDIZEL (D-E V) prej nesër do të kushtojë 71,50, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) 60 denarë për një litër.

Benzinat prej sonte në mesnatë shtrenjtohen për dy denarë për një litër, ndërsa çmimi i karburanteve dizel rritet për tre denarë për një litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE).

Me vendimin bëhet rritja e çmimeve të rafinerisë dhe e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 5,49 gjegjësisht për 4,25 për qind.

Çmimi i ri i EUROSUPER BC-95 është 82,50 denarë për një litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të shitet për 84 denarë për një litër EURPDIZEL (D-E V) prej nesër do të kushtojë 71,50, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) 60 denarë për një litër.

Me vendimin e KRRE-së, për 2,559 denarë rritet edhe çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS i cili tani do të shitet për 45,019 denarë për një kilogram.

Si shkak për rritjen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës nga KRRE i theksojnë për 5,3 për qind çmimin më të lartë mesatar të naftës së papërpunuar në tregun botëror në periudhën 14-ditore dhe për 0,94 për qind kursin më të lartë të dollarit në raport me denarin.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *