Home / Sport / Berat Beqiri, shpresa e futbollit shqiptar

Berat Beqiri, shpresa e futbollit shqiptar

“Jam i lumtur që paraqitjet e mia kanë rënë në sy të trajnerëve, ndërsa më bën krenar fakti që mu dha rasti në luaj për përfaqësuesen e Shqipërisë. Ajo fanellë më bën krenar dhe luaj më shumë entuziazëm, pasi që Shqipërinë e kam në zemër”, u shpreh i riu Berat Beqiri.

Pollogu në përgjithësi dhe Tetova në veçanti çdo herë janë dalluar me talent të shumtë të futbollit, të cilët kanë arritur të ndërtojnë karrierë të bujshme ndërkombëtare. Shembuj të tillë ka shumë, ndërsa këtë rrugë shpreson ta ndjekë edhe i riu nga Treboshi i Tetovës, Berat Beqiri. Jeton dhe vepron në Kopenhagen të Danimarkës, është nxënës i shkëlqyer i vitit të parë në gjimnaz, ndërsa futbollin e ka në zemër. Beqiri paraqitet te skuadra B93 në Danimarkë, ndërsa paraqitjet e mira i kanë mundësuar që të bëhet pjesë e Kombëtares së Shqipërisë për futbollistë të moshës nën 17-të vjeçare. “Jam i lumtur që paraqitjet e mia kanë rënë në sy të trajnerëve, ndërsa më bën krenar fakti që mu dha rasti në luaj për përfaqësuesen e Shqipërisë. Ajo fanellë më bën krenar dhe luaj më shumë entuziazëm, pasi që Shqipërinë e kam në zemër”, u shpreh i riu Berat Beqiri, i cili këto ditë edhe pse është në pushime në vendëlindjen e prindërve të tij, gjithsesi se në asnjë moment nuk ndahet nga stërvitjet. “Gjithmonë kur gjendem në vendlindjen e prindërve të mi në fshatin Trebosh të Tetovës ndjehem shumë i lumtur. Normal që shijoi maksimalisht pushimet, mirëpo nuk lë anash edhe futbollin. Jam i vetëdijshëm se pasi që jam përcaktuar për futbollin, atëherë duhet edhe të respektoj rregullat e këtij sporti dhe gjithmonë duhet të jem i përgatitur. Prandaj edhe pse jam në pushime, tentoj që të ruaj formën duke u stërvitur në fushat e futbollit këtu ne rrethinën e Tetovës”, sqaroi Beqiri. Tetovari i cili me sukses luan për danezët e B93, tani më ka zhvilluar katër përballje zyrtare në fanellën e kombëtares shqiptare U-17 (përballë Holandës, Serbisë, Irlandës dhe BeH), ndërsa është rumbulluar përsëri për turneun e rradhës në Rumani. “Kam luajtur mirë në ndeshjet paraprake dhe trajneri Mustedanagiq më ka thirur për një turne që do të zhvillohet në Rumani prej 29 korrik, deri më 13 gusht. Ky turne do të na shërbejë për të tempuar formën para eliminatoreve për Kampionatin Botëror, në të cilat Shqipëria është në grup me Italinë, Lihtenshtajnin dhe Hungarinë. Shpresojmë të përgatitemi mirë, pasi që presim rezultate pozitive në ciklin kualifikues”, shtoi Berat Beqiri, i cili ka besimin e plotë të seleksionuesit të kombëtares U-17 të Shqipërisë, Xhemal Mustedanagiq. Beqiri i cili luan si mesfushorë krahu, shpreson që përmes ekipit të tij B93 dhe paraqitjeve të mira në kombëtaren U-17 të Shqipërisë, të vazhdojë të zhvillojë talentin e tij, duke besuar se një ditë do të jetë pjesë e kombëtares më të mira të Shqipërisë, si dhe ndonjë klubi të njohur evropian.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *