Home / Sport / Bild: Guardiola, trajneri më i mirë në 5 vjetët e fundit

Bild: Guardiola, trajneri më i mirë në 5 vjetët e fundit

Gazeta përkujton se Barcelona me Guardiolën në krye për katër vjet ka fituar 14 trofe të pabesueshëm, kurse nën drejtimin e tij Lionel Messi është shpallur tri herë rresht futbollisti më i mirë në botë.

Edicioni sportiv i gazetë gjermane Bild, ka shpallur ish-trajnerin e Barcelonës, Pep Guardiola për trajnerin më të mirë në botë në pesë vjetët e fundit. Gazeta përkujton se Barcelona me Guardiolën në krye për katër vjet ka fituar 14 trofe të pabesueshëm, kurse nën drejtimin e tij Lionel Messi është shpallur tri herë rresht futbollisti më i mirë në botë. Vendin e tretë dhe të katërt sipas përzgjedhjes së gazetës gjermane e kanë zënë trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, dhe ai i Kombëtares spanjolle Vicvente del Bosque.

Mourinho në pesë vjetët e shkuar ka fituar trofeun FA Cup me Chelsean, dy tituj të kamionit të Italisë me skuadrën e Interit, një kup të Italisë dhe ligën e kampionëve po ashtu me Interin, si dhe këtë me Real madridin titullin e kampionit të Spanjës dhe atë të Kupës së Spanjës.

Del Bosque, ndërkaq, ka udhëhequr kombëtare spanjolle drejt titullit të kampionit të botës dhe së fundmi edhe të Evropës.

Pas këtyre treve, në listë janë gjendur edhe Alex Ferguson, Oscar Tabarez, Jürgen Klopp, Roberto Mancini, Diego Simeone, Frank de Boer dhe Joachim Löw.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *