Home / Sport / Boks: Seferi mund rumunin Giuliani Ilie

Boks: Seferi mund rumunin Giuliani Ilie

Në mbrëmjen e meqit të madh në mes të Vitali Klitschkos dhe Thompsonit të mbajtur të shtunën mbrëma në Bernë, ka boksuar edhe boksieri shqiptar Nuri Seferi, i cili ka fituar me pikë kundër rumuno-italianit Giuliani Ilie.

Të përkujtojmë se në stadiumin e mbushur përplot (21500 shikues) Stade Suisse të Bernës, Klitschko ka fituar me pikë kundër Thompsonit, duke e mundur atë me nokaut në raundin e gjashtë.

“Tajsoni shqiptar”, siç e quajnë Seferin ka qenë bindshëm më i mirë se kundërshtari por, për shkak të vlerësimit të çuditshëm të njërit nga gjyqtarët (që i dha pikë të barabarta me kundërshtarin, 77:77) fitorja e tij doli më e ngushtë. Dy gjyqtarët tjerë kanë votuar 78:72 dhe 78:73 për boksierin shqiptar të kategirisë cruiser.

Në raundin e tetë, Seferi i ka dhënë Ilies goditjen më të fuqishme dhe më spektakulare me të djathtën e tij.

Seferi mbrëmë ka pasur meqin e tij të 38 dhe fitoren e 32-të në karrierën profesioniste.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *