Home / Sport / “Coca Cola” braktis Ronaldinjon

“Coca Cola” braktis Ronaldinjon

“Coca Cola” ka bërë të ditur se ka ndërprerë bashkëpunimin me brazilianin Ronaldinjo, pasi “sponsorizimi ishte bërë i turpshëm”.

Marrëveshja disavjeçare prej miliona dollarësh ishte vënë në dyshim prej kohësh, por goditja e fundit ka ardhur gjatë prezantimit të Ronaldinjos te Atletiko Mineiro me 4 qershor, ku gjatë konferencës për shtyp ai mbante para disa kanoçe “Pepsi”.

Kjo i ka dhënë fund marrëveshjes nga e cila Ronaldinjo përfitonte më shumë se 700 mijë dollarë në vit, siç ka zbuluar gazeta “O Estado de Sao Paulo”.

“Fakti që lojtari është shfaqur me një kanoçe “Pepsi” ka qenë goditja e fundit, por sigurisht nuk ka qenë arsyeja e vetme për ndërprerjen e kontratës”, tregoi shefi i marketingut në Brazil për “Coca Cola”, Marcelo Pontes.

“Sponsorizimi u bë i turpshëm”, shtoi ai duke kujtuar se figura e lojtarit kishte humbur tërheqjen e saj që pas kthimi te Flamengo. Paraqitjeve jo bindëse në fushë i janë shtuar ato shumë të diskutueshme jashtë fushe, të cilat sollën edhe largimin nga klubi më i famshëm brazilian.

“Ishte e pamundur të vazhdohej bashkëpunimi mes lojtarit dhe shoqërisë pas ngjarjeve të fundit”, shkruhet në lajmërimin e bërë publik nga “Coca Cola”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *