Home / Sport / Davor Shuker, president i Federatës Kroate

Davor Shuker, president i Federatës Kroate

Davor Shuker është zgjedhur në Zagreb si presidenti i ri i Federatës Kroate të Futbollit, duke zëvendësuar Vlatko Markoviç, i cili ishte në detyrë që nga viti 1998. Shuker, ish-futbollisti i Real Madrid dhe kombëtares kroate, ishte kandidati i vetëm në garë dhe u zgjidh me votim unanim nga Asambleja e Federatës Kroate.

“Nuk e fsheh dot gëzimin për zgjedhjen si president i Federatës Kroate. Dua të falënderoj të gjithë ata që ndihmojnë futbollin kroat dhe që përfaqësuan me dinjitet një epokë të lavdishme të futbollit kroat”, tha ai duke iu referuar pikërisht paraardhësit të tij që është emëruar president nderi i kësaj Federate.

“Ai ka bërë futbollin tonë të pavarur, të bukur dhe të qëndrueshëm. Detyrimi ynë është që të ruajmë këto vlera dhe të arrijmë objektivat për një të ardhme më të mirë”, ishin fjalët e Suker.

Tani pritet që ky i fundit të detyrojë drejtuesit e futbollit kroat të ndërmarrin masa për t’i dhënë fund skandaleve të njëpasnjëshme që kanë shpërthyer për trukimin e ndeshjeve, dhunën në stadiume apo edhe kushteve skandaloze në të cilat gjenden shumë futbollistë në kampionatin vendas.

Kroacia është në kërkim edhe të një trajneri të ri për kombëtaren pasi Slaven Biliç ka dhënë dorëheqjen dhe do të marrë drejtimin e Lokomotiv Moskës. Sipas mediave kroate, zëvendësuesi i tij do të jetë Igor Stimaç.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *