Home / Lajme / Maqedoni / Dielli i shqiptarëve lind në perëndim

Dielli i shqiptarëve lind në perëndim

“Dielli i shqiptarëve lind në perendim” theksoi kryetari Ahmeti duke cituar rilindasin Naim Frashëri me ç’rast pasqyroi përcaktimin strategjik të shqiptarëve.

Integrimet evroatlantike të Maqedonisë, përmbushja e detyrimeve që kërkon Aleanca si dhe zhvillimet politike në Maqedoni kanë qenë temat e takimit të zhvilluar sot midis kreut të BDI-së, Ali Ahmeti dhe zëvendës-sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Aleksander Vershbau.

“Dielli i shqiptarëve lind në perendim” theksoi kryetari Ahmeti duke cituar rilindasin Naim Frashëri me ç’rast pasqyroi përcaktimin strategjik të shqiptarëve.

Kështu theksohet në komunikatën e BDI-së lidhur me takimin e zhvilluar, ku u nënvizua nevoja dhe angazhimi për paqen, stabilitetin si dhe zhvillimin ekonomik në vend dhe rajon.

Ambasadori Vershbau shprehu vlerësim të lartë për qëndrimet e kryetarit Ahmeti dhe kërkoi angazhim të mëtejmë drejt zgjidhjes së çështjes së emrit. Ambasadori Vershbau gjithashtu shprehu interesim për vlerësimet e kryetarit Ahmeti rreth gjendjes në rajon. Ambasadori Vershbau theksoi që NATOja nuk ka plan B për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe që rruga e vetme për ta hapur derën e NATOs është nëpërmjet zgjidhjes së çështjes së emrit. Brukseli është i shqetësuar për pasojat eventuale që mund të sjell vonesa e rreshtimit të Maqedonisë në Bruksel. NATO kërkon vëndosmëri dhe lidership për sjelljen e vendimeve të rëndësishme drejt zgjidhjes së çështjes së emrit

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *