Home / Sport / Disa futbollistë po ‘fluturojnë’

Disa futbollistë po ‘fluturojnë’

Rezultati 0:0 nuk duhet të meret si tragjedi, pasi me atë që pamë në teren, jemi të sigurtë se edhe para ndeshjes së kthimit Shkëndija është favorit për të kaluar më tej. Rezultati nuk brengos, sa është për t’u analizuar sjellja dhe paraqitja e disa futbollistëve në teren. Duket se përfundimisht disa futbollistëve të caktuar të Shkëndijës ‘u ka rënë fama në kokë’ dhe ende vazhdojnë të sillen si ‘yje’, duke u mburur me të kaluarën dhe duke haruar se futbolli është një proces delikat që kërkon të dëshmohesh në çdo sezon të ri, në çdo ndeshje, në çdo seancë stërvitore.

Barazimi pa gola përballë ekipit gjysmëamator të Portadoënit ndoshta edhe nuk është ndonjë tragjedi e madhe, nëse meren parasysh shumë rrethana të ndryshme që përcollën takimin e të martës në Kumanovë. E para, Shkëndija këtë merkato pësoi shumë ndryshime në formacion, deri sa në prapavijë zhvillohej ‘luftë’ për të qeverisur ekipin. Normal që ky ishte një problem i madh për kryesinë aktuale, që assesi nuk arrinte të koncentohej në organizimin e mirëfilltë të skuadrës. E dyta, takimi i të martës Shkëndija-Portadoën u zhvillua në kushte ekstreme atmosferike me temperaturë ndoshta mbi 40 gradë celzius. Është lehtë të kritikosh futbollistët, por duhet të meret parasysh ky fakt, pasi kur ne gazetarët kishim të vështirë në atë temperaturë të marrim shënimet tona për këtë përballje, paramendoni si janë ndjerë futbollistët në teren. Dhe e treat, Shkëndija vërtet luajti pa gola, vërtet ndoshta nuk zhvilloi ndonjë lojë të bukur për sy, por gjithashtu është më se e vërtetë se ekipi tetovar për 90-të minuta shtypi kundërshtarin, kërkoi vazhdimisht golin dhe pati shumë raste shënimi që për fat të keq mbetën të pakonkretizuara. Me pak fat, Shkëndija do të dilte me fitore bindëse nga ky duel pikërisht me të njëjtën lojë që tregoi të martën, mirëpo përfundimisht ‘kuqezinjtë’ kësaj rradhe u braktisën nga fati. Pra rezultati 0:0 nuk duhet të meret si tragjedi, pasi me atë që pamë në teren, jemi të sigurtë se edhe para ndeshjes së kthimit Shkëndija është favorit për të kaluar më tej. Rezultati nuk brengos, sa është për t’u analizuar sjellja dhe paraqitja e disa futbollistëve në teren. Duket se përfundimisht disa futbollistëve të caktuar të Shkëndijës ‘u ka rënë fama në kokë’ dhe ende vazhdojnë të sillen si ‘yje’, duke u mburur me të kaluarën dhe duke haruar se futbolli është një proces delikat që kërkon të dëshmohesh në çdo sezon të ri, në çdo ndeshje, në çdo seancë stërvitore. Titulli i kampionit ka kohë që është haruar, ndërsa edhe vendi i tretë i këtij sezoni është e kaluar. Realitet është sezoni i ri dhe paraqitjet në Evropë. Nuk duam që ky tekst të jetë demotivues për disa futbollistë të rrinjë, mirëpo ata vetë duhet të vëndojnë gishtin në kokë dhe të mendojnë mirë për veprimet e tyre sa më shpejtë që është e mundshme, pasi nëse vazhdojnë kështu ndoshta edhe mund të bëhet vonë. Nëse trajneri Osmani dikujt i jep besimin për të filluar takimin, nuk don të thotë se i njëjti futbollist nesër mund të jetë jashta formacionit dhe ndoshta edhe jashta Shkëndijës. Nëse dikush është titullar te kjo skuadër, duhet të kuptojë se e ka merituar me punën e tij, por gjithashtu duhet të ketë të qartë se duhet të punojë edhe më shumë për të ruajtur atë pozitë. Shkëndija ka qenë dhe do të jetë çerdhe për shumë futbollistë të rrinjë, të cilët pikërisht përmes kësaj skuadre kanë arritur të afirmohen dhe të krijojnë karrierë dhe transferime në skuadra tjera, por edhe jashtë vendit. Nëse Shkëndija ‘dikujt’ i ndihmon të bëhet reprezentues i një kombëtareje të caktuar, nuk don të thotë se ai futbollist tani më është ‘yll’ dhe ka luksin t’i lejojë vetes të shëtisë në teren, të shfaqet egoist dhe të sillet si arogant. Kjo është përsëritur disa herë në të kaluarën dhe shenja të ngjashme paraqiten edhe tani. Nëse stafi teknik një futbollist e mer nga kategoritë e reja të ekipit dhe e bën titular, nuk don të thotë se ai njeri ka të drejtë të provojë të emitojë ‘yjet e futbollit evropain’. Nëse kryesia një futbollist e merr nga një skuadër kushtimisht thënë më e vogël, nuk don të thotë se ai futbollist ka të drejtë ‘të rritet’ më shumë se vetë Shkëndija. Dhe në fund nëse një klub ofron futbollistë në skuadër, duke i cilësuar ata si përforcime të nevojshme në mesin e qindra futbollistëve të tjerë që ofrohen në merkato, atëherë ata futbollistë duhet të kuptojnë se duhet të japin më shumë se 100% i tyre për të arsyetuar besimin dhe për të konfirmuar kualitetin. Janë pikërisht këto disa nga shumë veti negative që u vërjetën të martën në lojën e Shkëndijës dhe që brengosin më shumë se fakti që ‘kuqezinjtë’ nuk arritën të ‘shpojnë’ bunkerin e kundërshtarit nga Irlanda e Veriut. Futbollistët e rrinjë duhet të kuptojnë dhe ndoshta të turpërohen nga fakti se lojtarët më të mirë të ndeshjes ishin dy futbollistë që kanë kaluar të tridhjetat, Nebi Mustafi dhe Ertan Demiri. Në vend që më të vjetrit të ndihmohen dhe t’u mundësohet që me përvojën e tyre të vijnë në shprehje, ata kanë privilegjin që nga më ‘të rrinjtë’ të kenë përparësinë për të vrapuar në gjithë skajet e terenit, sikur para tyre të jetë një ndeshje ku duhet të dëshmohen dhe të konfitmojnë veten. Turp, turp, vërtet turp i madh. Por…., tani mos të sjellim vetëm energji negative në skuadër, si që thamë në fillim të tekstit, rezultati dhe loja e Shkëndijës nuk ishin aq brengosës. Ekipi duhet të besojë në veten dhe në ndeshjen e kthimit të tentojë të fitojë, pasi të gjithë e panë se Shkëndija është shumë më cilësore se Portadoëni. Takimi i kthimit luhet më 10 korrik në stadiumin ‘Shamrok Park’ me fillim në orën 20:45.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *