Home / Lajme / Maqedoni / Djali vret nënën dhe e hedh në kontejner

Djali vret nënën dhe e hedh në kontejner

17 korrik-Dimitar S., ka deklaruar se kufoma është nëna e tij Nada të cilën e ka vrarë në shtëpi, ndërsa vrasjen është përpjekur ta fsheh duke e hedhur atë në kontejner

Punëtorët e Ndërmarrjes komunale të Negotinës rreth orës 3 e 40 minuta të mëngjesit të sotëm e kanë hasur Dimitar S., 23 vjeçar, se si po përpiqej në kontejner të hidhte një trup të përgjakur të njeriut. Menjëherë e kanë lajmëruar policinë, e cila ndërkaq ka arrestuar të riun. Dimitar ka deklaruar se kufoma është nëna e tij Nada të cilën e ka vrarë në shtëpi, ndërsa vrasjen është përpjekur ta fsheh duke e hedhur atë në kontejner, lajmëron Kanal 5. Ekspertiza në vendngjarje ka përfunduar, ndërsa kufoma e të ndjerës është dërguar për autopsi. Informatat e para flasin se trupi i gruas është therë me dy gjësende të forta, me thikë apo shpatë

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *