Home / Sport / Drita angazhon Basnarkovin

Drita angazhon Basnarkovin

“Stankovski ka nisur me stërvitjet, ndërsa tani më me skuadrën punon edhe Basnarkov. Ne paralajmëruam Miftarin, i cili na u bashkangjit në stërvitje, mirëpo për arsye të çuditshme së pari na njoftoi se ka oferta nga Shqipëria, që më pas të ndëgjojmë se është kthyer te Rufeja. Normal ne reaguam shpejtë dhe angazhuam Basnarkovin nga Bregallnica e Shtipit, portier me përvojë në Ligën e Parë, që presim të jetë përforcim i duhur për ne”, njoftoi trajneri i Dritës, Jeton Beqiri.

Anëtarja e re e Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë, Drita e Bogovinës bashkë me fazën përgatitore për sezonin e ri, vazhdon edhe me angazhimin e përforcimeve. I paralajmëruari Goran Stankovski tani më i është bashkuar skuadrës në seancat stërvitore, ndërsa prej të martën futbollist i ri i Dritës është portieri Petar Basnarkov. Edhe pse fillimisht bogovinasit paralajmëruan Dardan Miftarin si përforcim për portën e tyre, gjërat ndryshuan dhe tani më është zyrtare se Basnarkov do të mbrojë portën e Dritës në Ligën e Parë. “Stankovski ka nisur me stërvitjet, ndërsa tani më me skuadrën punon edhe Basnarkov. Ne paralajmëruam Miftarin, i cili na u bashkangjit në stërvitje, mirëpo për arsye të çuditshme së pari na njoftoi se ka oferta nga Shqipëria, që më pas të ndëgjojmë se është kthyer te Rufeja. Normal ne reaguam shpejtë dhe angazhuam Basnarkovin nga Bregallnica e Shtipit, portier me përvojë në Ligën e Parë, që presim të jetë përforcim i duhur për ne”, njoftoi trajneri i Dritës, Jeton Beqiri. Përveç Basnarkovit, drejtuesit e Dritës paraprakisht kanë angazhuar edhe Ardian Nuhiu-n, Minas Osmani-n, Aleksandër Krstevski-n, Goran Stankovski-n, Emir Shabani-n dhe Besnik Rexhepi-n. Ndryshe skuadra bogovinase vazhdon stërvitjet në stadiumin e fshatit Bogovinë, ku kushtet janë ideale për punë. Këto ditë nuk do të ketë ndryshim të planit, ndërsa sipas gjithë gjasave për fazën e dytë të përgatitjeve ekipi do të transferohet në ndonjë qendër turistike në vend, ku do të tentohet të zhvillohen sa më shumë ndeshje kontrolluese, për të tempuar formën e skuadrës për debutimin në Ligën e Parë të futbollit në vend.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *