Home / Lajme / Maqedoni / Edhe një i vdekur në aksident trafiku

Edhe një i vdekur në aksident trafiku

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe punon në zbardhjen e plotë të rastit. Ndryshe, që nga fillimi i këtij viti, në Tetovë, jetën e kanë humbur 7 persona në aksidente trafiku, raporton korrespondenti i gazetës KOHA nga Tetova.

Vazhdojnë aksidentet me pasoja tragjike në qytetin e Tetovës. Kësisoj të shtunën rreth orës 18.30 minuta, e ka humbur jetën Q.S. nga Tetova, derisa po drejtonte biçikletën e tij. Aksidenti ka ndodhur në udhëkryqin “Bllagoja Toska” dhe “Boris Kidriç”, ndërsa pjesëmarrës kanë qenë një kamion-cisternë e firmës Oilko me targa të Shkupit, që e ka vozitur 42 vjeçari (N.S) nga Shkupi dhe 56 vjeçari nga Tetova, cili edhe ka marrë lëndime vdekjeprurëse. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe punon në zbardhjen e plotë të rastit. Ndryshe, që nga fillimi i këtij viti, në Tetovë, jetën e kanë humbur 7 persona në aksidente trafiku.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *