Home / Sport / Ersen Sali debuton për Dacian

Ersen Sali debuton për Dacian

“Së pari dua të them se jemi të kënaqur me fitoren edhe pse ndoshta duhej të kishim fituar me rezultat edhe më bindës. Sa i përket debutimit tim, normal që jam i kënaqur që kisha rastin të luaj që në ndeshjen e parë zyrtare edhe pse në lojë isha vetëm për disa minuta. Ky është vetëm fillimi i aventurës time këtu dhe shpresoj që në të ardhmen do të kem më shumë rast për të luajtur dhe normal për të shënuar. Jam optimist për aventurën time këtu te Dacia, ndërsa besoj se do të kalojmë ekipin slloven, Celjen”, deklaroi Ersen Sali nga Moldavia ekskluzivisht për ‘Koha’n.

Sulmuesi shkupjan Ersen Sali ka debutuar për skuadrën e tij të re Dacian. Ish-sulmuesi i Shkëndijës para një muaj u transferua në Moldavi te Dacia, ndërsa të ejnten kishte rastin të debutojë për ekipin e tij të ri, direkt në një ndeshje ndërkombëtare. Daci në kuadër të raundit të parë të Liga Evropës mundi 1:0 Celjen e Sllovenisë, ndërsa Sali në lojë u inkuadrua në minutën e fundit të takimit, duke hyrë në vend të sulmuesit suedez Osman Sow, që ishte edhe autor i golit të vetëm të ndeshjes. Edhe pse luajti vetëm disa minuta, Sali shprehet i kënaqur që kishte rastin të debutojë, ndërsa beson se do të vijë koha e tij te Dacia. “Së pari dua të them se jemi të kënaqur me fitoren edhe pse ndoshta duhej të kishim fituar me rezultat edhe më bindës. Normal në ndeshje të këtilla edhe ky rezultat është i mirë, pasi nuk pranuam gol dhe shkojmë në ndeshjen e kthimit me epërsi. Sa i përket debutimit tim, normal që jam i kënaqur që kisha rastin të luaj që në ndeshjen e parë zyrtare edhe pse në lojë isha vetëm për disa minuta. Ky është vetëm fillimi i aventurës time këtu dhe shpresoj që në të ardhmen do të kem më shumë rast për të luajtur dhe normal për të shënuar. Jam optimist për aventurën time këtu te Dacia, ndërsa besoj se do të kalojmë ekipin slloven, Celjen”, deklaroi Ersen Sali nga Moldavia ekskluzivisht për ‘Koha’n.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *