Home / Lajme / Maqedoni / Falë shiut, shuhen zjarret

Falë shiut, shuhen zjarret

24 korrik-Për momentin, në territorin e Maqedonisë nuk ka zjarre aktive. Me ndihmë të shiut nga i cili mbrëmë u përfshi mbarë territori i Maqedonisë, plotësisht janë shuar të gjitha zjarret të cilat ishin pjesërisht të aktivizuara, lokalizuara ose nën kontroll, informon Qendra për menaxhim me krizat.

Për momentin, në territorin e Maqedonisë nuk ka zjarre aktive. Me ndihmë të shiut nga i cili mbrëmë u përfshi mbarë territori i Maqedonisë, plotësisht janë shuar të gjitha zjarret të cilat ishin pjesërisht të aktivizuara, lokalizuara ose nën kontroll, informon Qendra për menaxhim me krizat.

“Menjëherë pas lokalizimit të zjarrit i cili dje ishte aktiv mbi qytetin e Strumicës u mbajt mbledhje e Stafit rajonal të krizave në të cilën morën pjesë përfaqësues të institucioneve kompetente për mbrojtje nga zjarret. Siç ishte e dakorduar mbrëmë në takim, gjatë ditës së sotme veçmë kryhet kontroll i terrenit nga ana e përfaqësuesit të QMK-së Strumicë, inspektorit të DZS, prokurorit publik dhe gjykatësit hetuesë me qëllim të kontrollit dhe vlerësimit të sipërfaqes së djegur si dhe konfirmim preciz i shkaqeve”, kumtoi QMK.
Tre prej pesë të lënduarve në zjarrin në Strumicë, të cilët mbrëmë u hospitalizuan në Klinikën për sëmundje kirurgjike “Shën. Naumi i Ohrit” në Shkup, luftojnë për jetë dhe janë në gjendje kritike edhe krahas masave të ndërmarra gjatë natës dhe sot në mëngjes për kujdes dhe trajnimin e tyre. Njëri prej tre pacientëve është në gjendje të vështirë të përgjithshme, luftojnë për jetën, nuk po funksionojnë organet vitale të tij dhe bëhen përpjekje të mbahet në jetë.

Këtë sot e deklaroi drejtoresha e Klinikës për sëmundje kirurgjike “Shën. Naumi i Ohrit” në Shkup, Jasminka Çabukoska.

Ajo theksoi se njëri prej pacientëve i cili ka sipërfaqe të djegur prej rreth 50 për qind tregon disa shenja përmirësimi dhe tek ai që të lehtësohet respiracioni dhe frymëmarrja planifikohet intervenim i ashtuquajtur traheostoma.

Në lidhje me moshën, pacient më i vjetër ka lindur në vitin 1959, fëmija kalindur në vitin 1997, ndërsa të tjerët janë 60 gjegjësisht 70 vjeçar.

Në spitalin e Strumicës janë hospitalizuar 10 pacientë me djegie prej të cilëve shtatë fëmijë dhe tre të rritur. Ata janë me parametra vilate stabile dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Zjarri shpërtheu dje në mesditë në vendin Çamçiflik, përshiu pyjet me lisa dhe dëllinjë rreth 100 hektarë, e më pas u zgjerua drejt qytetit, por u shua nga shiu në orën 19 e 30 minuta.

Sipas njohurive të para të Qendrës për menaxhim me krizat, shkak për zjarrin në Strumicë është faktori njeri

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *