Home / Lajme / Rajon / FBI ne Kosove- heton rastin Asanaj

FBI ne Kosove- heton rastin Asanaj

FBi heton te konfirmoje vetevrasje apo vrasje

Ekspertë të Byrosë Federale Amerikane të Hetimeve FBI kanë mbërritur në Kosovë për të hetuar rastin e vrasjes së shqiptaro – amerikanit Dino Asanaj, i cili sipas raporteve zyrtare muajin e kaluar ka kryer vetëvrasje në zyrën e tij në Prishtinë.

Shefi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Dino Asanaj muajin e kaluar u gjet u gjakosur dhe pa jetë në zyrën e tij, ndërsa raportet lidhur me vrasjen bën që ajo të jetë dyshuese.

Ekspertët amerikanë ishin në Departamentin për Mjekësi Ligjore dhe aty kanë marrë raportin e autopsisë, prova dhe ekzaminime tjera në lidhje me rastin, shkruan sot gazeta e përditshme Express.

Ambasada amerikane në Prishtinë ka konfirmuar praninë e hetuesve amerikanë duke nënvizuar se ata kanë bërë një gjë të tillë konform kërkesës së bërë.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *