Home / Lajme / Maqedoni / Fillon pastrimi i kanalit për ujitje në Kamjan

Fillon pastrimi i kanalit për ujitje në Kamjan

25 korrik-“Gjendja ka qenë katastrofale. Ky kanal që e shihni ka qenë pa pastruar, ne si fshatarë disa herë e kemi pastruar me mjetet tona kurse sivjet ka filluar pastrimi si duhet”, thotë Safet Dehari, bujk. Bujqit theksojnë se shpesh herë e kanë pastruar këtë kanal, ndërsa uji nuk ka arritur deri te tokat e tyre për shkak të mospastrimit

Pas kërkesave të shumta të bujqëve në rajonin e fshatit Kamjan, që të pastrohet kanali kryesor për ujitje në fushëne Pollogut, ministria e Bujqësisë ka filluar me pastrimin e tre kanaleve kryesore më të mëdhenj në gjatësi prej 33 kilometrave. iniciativë për pastrim të këtij kanali ka marrë edhe ministria e Bujqësisë. Sipas Sekretarit shtetëror në Ministrinë e Bujqësisë Besir Jashari, pastrimi ka filluar para dy javëve . “Në bazë të programës të qeverisë për pastrim të të kanaleve janë planifikuar 33 kilometra të pastrohen edhe atë të tre kanaleve kryesore që furnizojnë fushën e Pollogut me ujë. Ndërmarrja e cila e bën këtë pastrim duhet në afat prej 60 ditë ta kryejë punën dhe në bazë të asaj që shohim tashmë janë kryer 50 përqind e punëve dhe mendojmë se do të kryhet më herët sepse është në vijim sezoni i ujitjeve. Ëshët filluar në vendet ku ka qenë më problematike depërtimi i ujit dhe pastaj vazhdon pastrimi në bazë të projektit të paraparë nga ana e Ministrisë në gjatësi prej 33 kilometrave” tha Jashari. Ai thotë se procedurat e tenderimit kanë bërë që të vonohet me pastrimin e kanalit. “Ky pastrimi duhej të fillonte në muajin Prill, por pasi që mjetet janë të marra nga programa për zhvillim rural të Ministrisë së Buqjësisë, u desh të evoluohet tenderimi dhe të zgjasë 60 ditë dhe maksimumi që kemi mundur të bëjmë ka qenë që në muajin korrik të fillohet me këto intervenime”, deklaroi Jashari. Ndërkohë që edhe bujqit nga ky rajon janë shprehur se me këtë do të mundësohet që të ujisin tokën e tyre pasi që në të kaluarën uji nuk ka arritur për shkak të mos pastrimit.“Gjendja ka qenë katastrofale. Ky kanal që e shihni ka qenë pa pastruar, ne si fshatarë disa herë e kemi pastruar me mjetet tona kurse sivjet ka filluar pastrimi si duhet”, thotë Safet Dehari, bujk. Bujqit theksojnë se shpesh herë e kanë pastruar këtë kanal, ndërsa uji nuk ka arritur deri te tokat e tyre për shkak të mospastrimit. Ndryshe kanali në gjatësi prej 33 kilometra, përfshinë 11 kilometra kanal nga fshati Radiovcë deri në Bistricë, nga Zdunja deri në Pirok 14 kilometra dhe nga Raveni deri në Vrapçisht 8 kilometra. (U.H)

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *