Home / Lajme / Maqedoni / Gjorgjiev: I ofruam ndihmë Greqisë për mënjanimin e problemit me hekurudhën

Gjorgjiev: I ofruam ndihmë Greqisë për mënjanimin e problemit me hekurudhën

29 korrik-“Deri në këtë moment nuk kemi marrë përgjigje. Jemi njoftuar se institucionet greke në periudhë të shkurtë do ta tejkalojnë këtë gjendje. Shpresojmë se kjo edhe do të ndodhë”, tha Gjorgjiev.

Maqedonia përmes hekurudhës, përmes Minsitrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe zyrtarisht-në mënyrë diplomatike përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme, ofroi ndihmë për spastrim më të shpejtë të terrenit dhe sanimin e binarëve afër lokalitetit Polikastro në Greqi për normalizim më të shpejtë të transportit ndërkombëtar hekurudhor ndërmjet dy vendeve, që është ndërprerë disa ditë.

Këtë e theksoi zëdh[nësi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Aleksandar Gjorgjiev në përgjigjen ndaj pyetjes në konferencën e sotme për shtyp.

“Deri në këtë moment nuk kemi marrë përgjigje. Jemi njoftuar se institucionet greke në periudhë të shkurtë do ta tejkalojnë këtë gjendje. Shpresojmë se kjo edhe do të ndodhë”, tha Gjorgjiev.

Sipas informatave tona, shtoi, para shtatë-tetë ditëve në linjën hekurudhore ka ndodhur incident me përmbysjen e disa vagonëve nga kompozicioni që qarkullonte bë atë drejtim të njejtë hekurudhor.

“Në shtrirjen para Selanikut janë përmbysur disa vagonë nga kompozicioni. Nga ana e greqisë është hënë se janë ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet që të tejkalohet kjo gjendje. Ne jemi në komunikim me Greqinë dhe kemi ofruar ndihmë për mënjanimin e problemit me hekurudhën. Deri në këtë moment nuk kemi marrë përgjigje zyrtare nëse nevojitet ndihma jonë. Morëm vetëm njoftim se gjatë periudhës së ardhshme ky rrezik për komunikacionin hekurudhor do të mënjanohet, me çka sërish do të normalizohej komunikacioni ndërmjet dy vendeve”, sqaroi Gjorgjiev

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *