Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski po provokon

Gruevski po provokon

26 korrik-“Zotëri Gruevski e përshëndeti formimin e Qeverisë së re greke me sulme të fyese dhe akuzime të pabaza. Nga ana jonë, ne nuk do të lëshohemi në acarim artificial të marrëdhënieve të cilën Gruevski po tenton ta provokojë për qëllime politike vendore. Ne e theksojmë atë që duket: se me qëllim të arritjes së zgjidhjes, Greqia kërkon bashkëbisedues të besueshëm dhe të sinqertë. Pala e Shkupit do të duhet ta tregojë këtë në praktikë”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të MPJ-së greke Gregori Delavekuras.

Greqia çdoherë po dëshmon gatishmërinë e saj për gjetje të zgjidhjes për çështjen e emrit në kuadër të negociatave siç është paraparë me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të KB-së dhe siç është theksuar në aktgjykimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, njoftoi MPJ-ja greke si përgjigje e kumtesës pas takimit të kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski me sekretarin e përgjithshëm të KB-së Ban Ki Mun.
“Zotëri Gruevski e përshëndeti formimin e Qeverisë së re greke me sulme të fyese dhe akuzime të pabaza. Nga ana jonë, ne nuk do të lëshohemi në acarim artificial të marrëdhënieve të cilën Gruevski po tenton ta provokojë për qëllime politike vendore. Ne e theksojmë atë që duket: se me qëllim të arritjes së zgjidhjes, Greqia kërkon bashkëbisedues të besueshëm dhe të sinqertë. Pala e Shkupit do të duhet ta tregojë këtë në praktikë”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të MPJ-së greke Gregori Delavekuras.
Sipas zëdhënësit, “propaganda e përhershme, e lodhshme për përdorim vendor”, e cila është përmbajtur në kumtesën e zyrës së kryeministrit, “tregon se zotëri Gruevski nuk e ka shfrytëzuar takimin me sekretarin e përgjithshëm të KB-së që të arrijë përparim”. Delavekuras pohon se kryeministri Gruevski “ka tentuar ta keqpërdorë takimin edhe një herë ka tentuar ta promovojë propagandën e njohur për mosefikasitet ose pavolitshmërisë së palës greke”.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *