Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski: Shtatë zona të reja industriale gjatë muajve të ardhshëm

Gruevski: Shtatë zona të reja industriale gjatë muajve të ardhshëm

29 korrik-
“Do të ketë investime të reja, që do të paraqesin edhe angazhim serioz të sektorit ndërtimor në Maqedoni, sepse bëhet fjalë për ndërhyrje më serioze ndërtimore të cilat do të marrin dy apo tre vite, por do të kenë rëndësi dhe mundësi për shumë kompani tçë reja të mëdha që të vijnë, të stacionohen në ndonjërën prej këtyre zonave dhe të punësojnë shumë njerëz nga i tërë rajoni i zonës”, tha Gruevski.

Planifikojmë ndërtimin e edhe shtatë zonave të lira industriale ekonomike dhe këtë e kemi të projektuar në Program. Përgatitjet për një pjesë të tyre janë nga fundi, deri në fillim të nëtorit do të fillojë ndërtimi i zonave ekonomike në Kërçovë, Prilep, Gjevgjeli dhe Strugë, ndërsa më së voni deri në prill të vitit të ardhshëm edhe në Radovish, Strumicë dhe Rankovc.

Këtë e paralajmëroi dje kryeminsitri Nikolla Gruevski, si përgjigje në pyetjen nëse pas valës së fundit të investimeve të huaja Qeveria planifikon hapjen e zonave të reja dhe nëse mendon për disperzion të zonave në tërë territorin e Maqedonisë.

Tashmë, theksoi, filloi të ndërtohet fabrika e madhe në Rajonin e Pellagonisë afër Manastirit, fabrikë e madhe në Rajonin e Tikveshit, në Tetovë, Shtip.

Përveç zonës ekonomike tetovare, e cila është në fazën e marrjes së koncesionerit, ajo e Shtipit, e cila është në fazë të thellë të ndërtimit dhe dy zonat e Shkupit, theksoi, në nëntor presim të fillojë ndërtimi i zonave në Kërçovë, Prilep, Gjevgjeli dhe Strugë, ndërsa deri në prill të vitit të ardhshëmk edhe në Radovish, Strumicë dhe Rankovc.

“Do të ketë investime të reja, që do të paraqesin edhe angazhim serioz të sektorit ndërtimor në Maqedoni, sepse bëhet fjalë për ndërhyrje më serioze ndërtimore të cilat do të marrin dy apo tre vite, por do të kenë rëndësi dhe mundësi për shumë kompani tçë reja të mëdha që të vijnë, të stacionohen në ndonjërën prej këtyre zonave dhe të punësojnë shumë njerëz nga i tërë rajoni i zonës”, tha Gruevski.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *