Home / Lajme / Maqedoni / Hapje solemne e xhamisë së re në Luboten

Hapje solemne e xhamisë së re në Luboten

20 korrik-
Për Imam dhe Hatib në këtë xhami është caktuar teologu-hoxha Husamedin ef. Ismaili, dekretin ia dha Reis ul Ulema. Në fund programi mbaroi me këndimin e një ashere, ndërsa duanë e bëri atesheu për çështje fetare pranë ambasadës së Turqisë, Sejfetin Ersoj.

Dje në fshatin Luboten të Shkupit u bë inaugurimi i xhamisë së re, e cila njëherit u hap në prag të muajit të bekuar të Ramazanit, kumton Bashkësia Islame e Republikës së Maqedonisë.

Në këtë eveniment mori pjesë Reis ul Ulema i BFI, H. Sulejman ef. Rexhepi, drejtori i Sektorit për Arsim pranë BFI-së, Jakup Selimovski, Myftiu i Myftinisë së Shkupit, Ibrahim ef. Shabani, Atesheu për çështje fetare pranë ambasadës së Republikës së Turqisë, Sejfetin Ersoj, ministri i Ekonomisë Valon Saraçini, kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, qytetarë akademikë dhe xhemat nga Luboteni dhe më gjërë.

Fillimisht programi u hap me leximin e asheres, e më pas udhëheqësi i programit ftoi Imamin e kësaj xhamie Husamedin ef. Ismaili që të përshëndes dhe falënderojë të pranishmit në këtë solemnitet.

Në fjalën e rastit, Reis ul Ulema, kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, H. Sulejman ef. Rexhepi, i cili të pranishmit fillimisht i përshëndeti dhe përgëzoi qytatarët për hapjen solemne të këtij tempulli të shenjtë, gjegjësisht të kësaj shtëpie të Allahut Fuqiplotë.

Kreu i BFI-së foli rreth rëndësisë së xhamisë në vendin tonë dhe rolin e saj në ndërtimin e personalitetit të besimtarit, si dhe të dinjitetit të tij. Përmes xhamiave gjithmonë janë edukuar besimtarët dhe është organizuar jeta fetare islame në këto troje dhe më gjërë.

“E vërtetë e madhe e pamohueshme të cilën e dëshmon Kurani Famëlartë është ajo se xhamitë i ndërtojnë, xhamitë i meremetojnë dhe i riparojnë vetëm ata që kanë iman të paluhatshëm në Allahun Fuqiplotë, ata të cilët me dinjitet të plotë i kanë besuar dhe i besojnë Muhamedit a.s., ata të cilët fare nuk kanë pozicion dyshimi në shpirtin e tyre për çështjen e besimit në jetën e përhershme…Ne gjatë së kaluarës kemi ndërtu shumë xhami edhe përkundër që kemi pasur presione për mos ngritjen e tyre megjithatë askush nuk ka mundësi që të pengon ndërtimin e objekteve fetare të myslimanëve, pasi që përveç që e kërkon nevoja neve përmes tyre adhurojmë Allahun Fuqiplotë. Edhe përkundër asaj që xhamitë u pengojë dhe ua vrasin syrin, Ne do të vazhdojmë të ndërtojmë xhami ngase ato janë institucione tek të cilat kemi gjetur udhëzimet dhe hartuar konceptet e realizimit të çështjeve tona fetare dhe kombëtare”, tha H. Sulejman ef. Rexhepi.

Për Imam dhe Hatib në këtë xhami është caktuar teologu-hoxha Husamedin ef. Ismaili, dekretin ia dha Reis ul Ulema. Në fund programi mbaroi me këndimin e një ashere, ndërsa duanë e bëri atesheu për çështje fetare pranë ambasadës së Turqisë, Sejfetin Ersoj.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *