Home / Lajme / Maqedoni / Helmimet, 50 pacientë në ditë

Helmimet, 50 pacientë në ditë

29 korrik-Sipas tij, gjatë transportit apo përgatitjes ndodh që ushqimi të infektohet me ndonjë baktere. Sipas mjekëve, një nga arsyet kryesore se pse vjen deri te shtimi i pacientëve të sëmurë në këtë kohë është konsumimi i ushqimit jo të sigurt, e cila prodhohet dhe distribuohet përmes rrjetit tregtar dhe bakteret menjëherë shumohen dhe ndikojnë keq në shëndetin e njerëzve, sidomos te ata me imunitet të dobët.

Tetovë – Të dhënat e fundit të Ndihmës së Shpejtë në Tetovë tregojnë se ka rritje të qytetarëve të të gjitha moshat, veçanërisht fëmijë, të cilët kanë marrë infektime nga baktere të ndryshme, sidomos prej ushqimeve. Brenda 24 orëve rreth 50 persona të paktën marrin helmime nga konsumimi i pakujdesshëm i produkteve ushqimore. Kështu thonë në Ndihmën e Shpejtë në Tetovë, prej ku theksojnë se gjatë kësaj periudhe ka edhe numër më të madh të pacientëve që kërkojnë ndihmë, sidomos edhe pas ardhjes së mërgimtarëve. “Si çdo vit edhe këtë vit, pra në këtë periudhë kemi numër të madh të pacientëve të cilët ankohen nga infektimet e ndryshme, sidomos nga ushqimet të cilët i konsumojnë pa kujdes. Brenda javës së kaluar kemi pasur numër të madh të pacientëve me helmime, diku afër 20 për qind nga numri i përgjithshëm i tyre ankohen nga helmime. Në ditë kemi nga 200 persona të cilëve u ofrojmë ndihmë, ndërsa 50 janë raste nga infektimet apo helmimet.

Të gjithë këta janë të moshave të ndryshme, përkatësisht nuk ka ndonjë moshë e cila është më shumë e kapluar, por varet krejt nga kujdesi gjatë kësaj kohe me temperatura mjaft të larta”, thotë kryeshefi i Ndihmës së Shpejtë në Tetovë, Gëzim Nuredini. Sipas tij, gjatë transportit apo përgatitjes ndodh që ushqimi të infektohet me ndonjë baktere. Sipas mjekëve, një nga arsyet kryesore se pse vjen deri te shtimi i pacientëve të sëmurë në këtë kohë është konsumimi i ushqimit jo të sigurt, e cila prodhohet dhe distribuohet përmes rrjetit tregtar dhe bakteret menjëherë shumohen dhe ndikojnë keq në shëndetin e njerëzve, sidomos te ata me imunitet të dobët.

“Kjo vjen si pasojë e ngrënies së ushqimit jo të freskët dhe kombinimit të keq të ushqimeve. Poashtu në këtë muaj kemi edhe raste të dehidrimeve të personave të cilët agjërojnë. Ka raste kur ka infeksione edhe nga mospastërtia e duarve, kurse helmimi vjen më shumë kur pacientët konsumojnë ushqime nga prodhimet e qumështit, ushqimi jo i freskët etj”, thekson ai. Në repartin e Ndihmës së Shpejtë në Tetovë, shpesh herë qytetarët shkojnë edhe pa u konsultuar me mjekun amë dhe kjo krijon vështirësi në punën e mjekëve. “Tani kemi edhe mërgimtarë. Ka mjaft prej tyre që dokumentacionin nuk e kanë rregulluar, por edhe në këto raste ne i ndihmojmë. Duhet që pacientët vetë së pari të drejtohen te mjeku amë, pastaj të shkojnë në specialist pasi që ndihma e shpejtë është për rastet urgjente”, deklaroi Nuredini. Megjithatë ai thotë se kjo situatë me helmimet nga ushqimet është e përkohshme dhe kalimtare, prandaj theksoi se gjendja nuk është alarmante. Ndërkohë që nga Enti për mbrojtje të shëndetit apelojnë që të mos blihen produkte ushqimore, nëse nuk ka datë të shënuar ambalazh të mirë dhe duhet të shikohet edhe prejardhja e ushqimit prej nga vjen.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *