Home / Sport / Ibra tallet: Milan, a ke nevojë për një çek?!

Ibra tallet: Milan, a ke nevojë për një çek?!

“Me të vërtetë Milani nuk ka më para? Kaq keq paska shkuar puna… A keni nevojë për ndonjë çek? Nëse doni jua shkruaj unë një çek”. Këto janë fjalët e Zlatan Ibrahimoviç ndaj drejtuesve të Milan pasi sulmuesi suedez ka mësuar se kuqezinjtë e kanë shitur te PSZH.

Sipas asaj që ka raportuar Corriere.it, sulmuesi suedez i ka shprehur në një telefonatë aspak miqësore gjithë inatin e tij drejtuesve të skuadrës, të cilët para se të nisej për pushime i kishin premtuar gjëra të tjera ndërsa kanë vendosur ta largojnë atë dhe Tiago Silvan kur ata ishin larg klubit.
Por Ibrahimoviç vazhdon të mbetet një futbollist i Milanit, pasi nuk ka gjetur ende akordin personal me klubin parisien. Pretendimet e lojtarit vazhdojnë të jenë të larta, duke kaluar tashmë 14 milionë euro në vit, si dhe duke pretenduar që të mos paguajë taksa. Në këtë mënyrë, nuk ka ende një “po” përfundimtare, siç është pranuar nga menaxheri i tij Mino Raiola dhe drejtori i përgjithshëm i parisienëve, Leonardo.
Ndërkohë, gjatë pasdites së djeshme është zyrtarizuar kalimi i Tiago Silva te PSZH, pasi të dy klubet kanë konfirmuar mbylljen e marrëveshjes mes palëve. Lojtari brazilian ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me klubin e ri, ku do të fitojë 9 milionë euro në sezon. Ndërsa Milanit i shkojnë rreth 42 milionë euro, në pritje që të shtojë në arkat e tij edhe rreth 20 milionë euro të tjerë nga shitja e Ibrahimoviç.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *