Home / Lajme / Maqedoni / Jankulloska: Shumëfish rritet efikasiteti me rritjen e patrullave policore në terren

Jankulloska: Shumëfish rritet efikasiteti me rritjen e patrullave policore në terren

27 korrik-
Këtë sot e theksoi ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska, e cila bashkë me kryetarin e Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski dhe kryetarin e Sindikatës policore, Tihomir Klimovski mbajtën takim pune me udhëheqësinë e SPB-së Shkup në të cilin janë përmbledhur rezultatet e funksionimit të regjimit të ri të punës së stacioneve policore në Shkup dhe gjatë reformave në policinë e Shkupit.

Efikasiteti po rritet shumëfish gjegjësisht numri i patrullave policore në terrenin e territorit të Qytetit të Shkupit është rritur. Kjo do të thotë se nëse në të kaluarën ka pasur rreth 10 deri 15 patrulla në terren tani kemi të paktën 50 patrulla të cilat janë vazhdimisht të pranishme në mesin e qytetarëve, ndërsa dinamika dhe intensiteti i tyre i punës janë përshtatur sipas pranisë së qytetarëve në një rajon të caktuar.

Këtë sot e theksoi ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska, e cila bashkë me kryetarin e Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski dhe kryetarin e Sindikatës policore, Tihomir Klimovski mbajtën takim pune me udhëheqësinë e SPB-së Shkup në të cilin janë përmbledhur rezultatet e funksionimit të regjimit të ri të punës së stacioneve policore në Shkup dhe gjatë reformave në policinë e Shkupit.

Në çdo kohë – 24 orë në ditë, sqaroi Jankulloska, me të ashtuquajturat stacione policore mobile qytetari shpejtë dhe në mënyrë efikase mund ta marrë shërbimin.

“Fakt është që deri në këtë periudhë pasi është bërë riorganizimi i rrahjeve të cilat ndodhin, ndërsa të cilat nuk janë me pasoja më të rënda në mbi 80 për qind zgjidhen në vendngjarje për shkak të pranisë së drejtpërdrejtë të policisë në terren. Paraqitjet për ngjarjen për të cilat nuk nevojitet ekspertizë kriminalistike regjistrohen dhe pastrohen menjëherë, ndërsa kjo në mesatare është 30 deri 40 paraqitje gjatë njëzetë e katër orëve. Është rritur edhe numri i legjitimimit të personave në bazë të paraqitjes së qytetarëve, ndërsa vetëm në një turn janë njëqind të legjitimuar”, deklaroi pas takimit ministrja e Punëve të Brendshme.

Sipas sistemit të ri të punës të policisë në territorin e Qytetit të Shkupit nëpunësit policorë shkojnë te qytetarët dhe në këtë mënyrë u kursejnë kohë dhe energji, ndërsa tejkalohet edhe ajo barrierë e pranishme në të kaluarën kur ndonjëherë qytetarët përmbahen nga paraqitja e ngjarjeve.

Kënaqësi nga riorganizimi i punës së policisë shprehu edhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Trajanovski i cili theksoi se me stacionet policore patrulluese do të realizohet komunikim më i mirë me bashkësitë lokale dhe qytetarët

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *