Home / Lajme / Maqedoni / Jankulloska: Trembëdhjetë viktima në aksidente trafiku me motoçikletë, ngritje e domosdoshme e ndërgjegjësisë publike

Jankulloska: Trembëdhjetë viktima në aksidente trafiku me motoçikletë, ngritje e domosdoshme e ndërgjegjësisë publike

20 korrik-Këtë sot në konferencë për shtyp e kumtoi ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska e cila së bashku me përfaqësues të Këshillit republikan për siguri në qarkullim të rrugëve e vizitoi Stacionin policor në Gazi Babë me rastin e fushatës për rritjen e sigurisë së shoferëve në motoçikleta dhe biçikleta me motor

Vitin e kaluar dhe këtë vit në statistikën e zezë të rrugëve ka gjithsej 13 persona që i kanë humbur jetët në aksidente trafiku me motoçikletë, 594 kanë marrë lëndime trupore të karakterit të ndryshëm. Dy persona e kanë humbur jetën në aksidente me motoçikletë në gjashtë muajt e parë të vitit, ndërsa 174 kanë marrë lëndime serioze trupore, që paraqet rreth 10 për qind nga numri i përgjithshëm i personave të pësuar në fatkeqësi.

Këtë sot në konferencë për shtyp e kumtoi ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska e cila së bashku me përfaqësues të Këshillit republikan për siguri në qarkullim të rrugëve e vizitoi Stacionin policor në Gazi Babë me rastin e fushatës për rritjen e sigurisë së shoferëve në motoçikleta dhe biçikleta me motor.

Kjo kategori e pjesëmarrësve në trafik, theksoi ajo, përballet me rrezik jashtëzakonisht nga më shumë aspekte dhe pikërisht për shkak të kësaj meriton vëmendje të veçantë dhe veprim rë përforcuar parandalues.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *