Home / Lajme / Maqedoni / Kanali i papastruar dëmton tokat pjellore

Kanali i papastruar dëmton tokat pjellore

31 korrik- Buqjit kanë apeluar që sa më shpejtë ky problem të mer zgjidhje dhe të përfundojë pastrimi i kanalit sepse dëmet që do të shkaktohet do të jenë ende më të mëdha për ata.

Bujqit e fshatit Reçicë e madhe, rrezikojnë të ngelin pa prodhimet e tyre bujqësore. Kanali për ujitje i cili filloi të pastrohet javën e kaluar ka ngelur pa u pastruar edhe rreth dy kilometra, ndërsa uji i cili kalon nëpër atë kanal, tashmë ka vërshuar rreth 200 hektarë tokë të mbjellura me kultura të ndryshme bujqësore. Bëhet fjalë kryesisht për kultura si speca, domate, misër, fasule dhe papate.Bujqit, pronarë të këtyre tokave janë ankuar se do të ngelin pa prodhimet e tyre pasi që uji që ka vërshuar nëpër tokat e mbjellura rrezikon këta kultura.Ata janë shprehur se burim kryesor të mbijetesës e kanë bujqësinë dhe ushqejnë familje nga shitja e prodhimeve të tyre bujqësore. Bëhet fjalë për kanalin për ujitje përgjatë autostradës Tetovë-Gostivarë, prej pikës së pagesës deri tek mbi kalimi për në fshatin Sedllarcë. Bujqit e këtij rajoni theksojnë se kanali më lartë që filloi të pastrohet është dashur të pastrohet me kohë dhe jo në mes të sezonit të ujitjes. “I kam dhjetë hektarë tokë të marra me huazim. Humbjet janë të mëdha pasi që të dhënat që kam harxhuar për këtë tokë arrijnë disa mijëra euro, duke llogaritur lëvrimin, plehun artificial. Kam katër anëtarë kam të familjes, me këtë mbijetojmë, kërkoj nga ministria që të na mbulojnë harxhimet.Kërkojmë që të na ndihmojnë për harxhimet e deritanishme. Këtu kam speca, misër, dhe të tëra janë në ujë, jemi munduar ta pastrojmë por kot, ne nuk jemi të punësuar askund dhe kërkojmë që të na ndihmojnë edhe ministria”, tha Daut Alili bujk.Bujqit theksojnë se është këruar që para një jave që uji të ndalet por një gjë e tillë nuk është bërë. “Krejt janë mbi 200 hektarë tokë që janë të përfushria nga uji. Këtu i kena të mbjellurat tona dhe nga kjo e kemi ekzistencën. Para një jave është pastruar më lartë kanali dhe të gjitha hedhurinat uji i ka sjellur këtu tek rampa dhe aty është zënë. Kemi kërkuar që uji të ndalet por nuk është ndalur. Këtu ka mbi 200 hektarë dhe nuk bëhen fjalë për 2 persona. Këkrojmë që ky dëm të na kompenzohet”, thotë Xhevat Bilalli poashtu bujk. Edhe Zidi Sejdini, bujk nga fshati Reçicë, shton se të mbjellurat e tyre pas këtyre vërshimeve nuk do të mund të mbijetojnë dhe humbjet janë të mëdha. Ndërkaq, i kontaktuar nga redaksia e gazetës Koha, Besir Jashari, sekretarë shtetëror në Ministrinë e Bujqësisë, ka pranuar se një kilometri i kanalit për ujitje nuk është pastruar por sipas tij problemi është teknik. “Në atë pjesë ku kalon kanali nuk ka mundësi të depërtohet pasi që në njërën anë janë toka private dhe të mbjellura dhe në pjesën tjetër makineria e pastrimit nuk mund të depërtojë nga autostrada. Për shkak të se tokat janë të mbjellura nuk mund të shkilen të njejtat sepse bëhet fjalë për makineri të rëndë dhe do të shkaktohen dëme ende më të mëdha. Ne jemi vonuar me pastrimin, që është dashur të pastrohet para mbejlljeve pranverore sepse mjetet për pastrim kanë kaluar nëpër programën për investime dhe tenderi është evoluar dhe ne në fillim të korrikut kemi mundur të intervenojmë”, thotë jashari. Ai ka premtuar se prej shumë shpejt komisioni nga ministria e Bujqësisë, njësisë rajonale dhe agronom, do të dalin në vendngjarje për të parë gjendjen faktike, dëmet që janë shkaktuar dhe nga ka ardhur ky problem dhe të gjejmë zgjidhje. “Si zgjidhje e vetme ka ngelur pastrimi me dorë i atij kanali dhe këtë do ta bëjë ndërmarrja që bën pastrimin e kanalit. Do të intervenohet me dorë pasi makineria nuk mund të depërtojë. Uji për momentin është ndalur dhe nuk do të lëshohet derisa të sanohet ky problem”, premtoi Besir Jashari sekretar shterëror në Ministrinë e Bujqësisë.Ndryshe ditë më parë me iniciativë të Ministrisë së Bujqësisë filloi pastrimi i kanalit kryesor për ujitje në rajonin e Pollogut me gjatë prej 33 kilometra prej fshatit Raven të Gostivarit. Buqjit kanë apeluar që sa më shpejtë ky problem të mer zgjidhje dhe të përfundojë pastrimi i kanalit sepse dëmet që do të shkaktohet do të jenë ende më të mëdha për ata.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *