Home / Sport / Kazijas fton Modriç te Reali

Kazijas fton Modriç te Reali

Iker Kazijas nuk ka dyshime se Luka Modriç do të shkëlqejë te Real Madrid nëse arrin të realizojë transferimin e tij nga radhët e Totenhem. Kroati është gati t’i bashkohet skuadrë së drejtuar nga Zhoze Murinjo, por gjithçka ka mbetur në vendnumëro nga shifra e lartë prej 35 milion paund që kërkojnë londinezët.

“E njoh mirë Modriç. Ai ka qenë një lojtari madh që në momentin kur firmosi për Totenhem. Jam vënë përballë tij në Evropian dhe mund të them se ka patur një sezon të shkëlqyer. Nëse trajneri e mendon si lojtar të vlefshëm, atëherë jam i sigurt se ai është në lartësinë e kësaj skuadre”.

Më pas portieri ka diskutuar edhe për objektivat e skuadrës së tij, ku shpreson që edhe në këtë sezon të lërë pas rivalët e Barcelonës.

“Objektivi ynë është si ai i një viti më parë. Ne shpresojmë që të bëjmë para një hap me radhë, ashtu siç kemi bërë në sezonet e mëparshme që në momentin kur drejtimin e mori Murinjo. Duam të fitojmë përsëri kampionatin, Superkupën, dhe pasi i kemi shkuar shumë pranë finales së Ligës së Kampioneve në dy vitet e fundit, tani duam të luajmë aty”.

“Mendoj se kemi tifozë të mrekullueshëm, një stadium fantastik dhe një ekip të pabesueshëm. Me të gjitha këto, është e qartë që kjo skuadër e meriton një trofe ndërkombëtar, por kemi shumë rivalë të fortë në rrugën tonë”, tha kapiteni i Real Madrid dhe Spanjës.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *