Home / Lajme / Maqedoni / Koalicion zgjedhor BDI-VMRO-DPMNE

Koalicion zgjedhor BDI-VMRO-DPMNE

VMRO-DPMNE e kryeministrit Nikolla Gruevski dhe BDI e kryesuar nga Ali Ahmeti do të arrijnë marrëveshje për zgjedhjet e ardhshme lokale të vitit 2013.

Gazeta e përditshme “Dnevnik” shkruan se Ahmeti ka vërtetuar se do të ketë bashkëpunim me VMRO-DPMNE për komunat ku janë të rëndësishme për fitore për të dyja partitë.

Nga ana tjetër, edhe VMRO-DPMNE nuk ka përjashtuar mundësinë e një bashkëpunimi me partnerin e tyre të koalicionit në komuna specifike, që në raundin e parë zgjedhor.

Por, sipas gazetës edhe PDSH dhe koalicioni i partive opozitare maqedonase është përmendur si mundësi për të bashkëpunuar. Por, nga PDSH-ja kanë theksuar se qëndrimi i tyre do të shpaloset dhe qartësohet gjatë muajit të ardhshëm.

Për BDI bashkëpunimi që në raundin e parë do të jetë me VMRO-DPMNE për Tetovën, Gostivarin dhe Shkupin, etj.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *