Home / Lajme / Maqedoni / Komitët provokojnë shqiptarët

Komitët provokojnë shqiptarët

26 korrik-Ata ishin duke shkuar drejt stadiumit të qytetit “Filipi i Dytë” për të ndjekur një ndeshje futbolli. Qytetarët e provokuar kanë bllokuar autobusin në të cilin ndodheshin “Komitët” dhe kanë filluar të gjuajnë më gurë ndaj tij ku dhe janë thyer xhamat e autobusit.

Një incident ka ndodhur rreth orës 18.00 në Bit Pazar të Shkupit. Grupe të rinjsh maqedonas të cilët po udhëtonin në autobusin e transportit publik me numër 57 kanë gjuajtur një bombolë duke kaluar në këtë lagje shqiptare të Shkupit, drejt një grupi shqiptarësh.

Mësohet se të rinjtë janë tifozë të njohur si “Komitët”, të cilët shpeshherë kanë shkaktuar incidente të kësaj natyre, raporton Abc News.

Ata ishin duke shkuar drejt stadiumit të qytetit “Filipi i Dytë” për të ndjekur një ndeshje futbolli. Qytetarët e provokuar kanë bllokuar autobusin në të cilin ndodheshin “Komitët” dhe kanë filluar të gjuajnë më gurë ndaj tij ku dhe janë thyer xhamat e autobusit.

Ndërhyrja e shpejtë e policisë ka penguar përkeqësimin e situatës. Incidenti ka zgjatur vetëm 10 minuta, por ka shqetësuar kalimtarët që ishin në afërsi.

Varianti zyrtar.

Disa incidente ndodhën dje në Shkup në të cilat u sulmua një person, janë gjuajtura me gurë disa autobusë të NQP-së Shkup, ndërsa janë dëmtuar edhe dy automobila të tjerë.

Siç qëndron në Buletinin e MPB-së, mbrëmë, rreth 45 minuta pas mesnate, në autobusin i cili ka qarkulluar në linjën me numër 57, në stacionin e autobusit tek marketi “Çairçe” kanë hipur 15 persona të rinj dhe filluan ta sulmojnë Z.A. Ai më pastaj zbriti në stacionin e radhës, më saktë përballë kino “Butelit” ku zbriti edhe grupi me të rinj dhe fizikisht e kanë sulmuar duke e goditur me grushta dhe shqelma në trup dhe kokë. Pasi që arriti të ikë me babain e tij me automobil, ngjarjen në telefon e paraqiti në stacionin e policisë.

Në periudhën kohore prej orës 23:00 deri në ora 23:45 minuta, mbrëmë në bulevardin “Kërste Misirkov” më saktë tek “Euro Tulls”, më shumë persona të panjohur e kanë gjuajtur me gurë autobusin e NQP-së, i cili qarkullonte në linjën 50, gjatë së cilës janë thyer disa dritare. Përveç autobusit i gjuajtur me gurë është edhe automobili “shkoda”.

Dje, rreth orës 19, në udhëkryqin në bulevardin “Kërste Misirkov” me bulevard “Goce Delçev”, tek kthesa te QT Mavrovka, D.P. përderisa ka qarkulluar me automjetin e tij “llada 110”, shtatë-tetë persona me shufra kanë filluar të sulmojnë pas automjetit të tij. Sulmuesit pastaj u nisën në drejtim të “Holidej In” ku filluan të gjuajnë gurë mbi autobusin e NQP-së, i cili qarkullonte në linjën 50, pas çka u nisën drejt Pallatit të gjyqit dhe sulmuan tjetër autobus, gjithashtu pronësi e NQP-së gjatë së cilës janë thyer disa xhama, thuhet në Buletinin e MPB-së

Gjithashtu lexo

Maqedoni, më shumë kredi banesore dhe konsumatore, më pak për vetura

Kreditimi në korrik të këtij viti shënon rritje prej 0,3 për qind, i cili ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *