Home / Lajme / Maqedoni / Konferencë për shtyp e Bashkimit Demokratik për Integrim

Konferencë për shtyp e Bashkimit Demokratik për Integrim

2 korrik-“Menduh Thaçi dhe PDSH e dijnë fort mirë që Kushtetuta u ndërrua në vitin 2001 andaj mos t’i fshehin qëllimet djallëzore për të hyrë në Qeveri nga dera e pasme, por le të përballen me popullin shqiptar dhe ta pranojnë humbjen si burrat, ashtu siç kanë humbur gjithmonë”, porosisin nga BDI.

“Djallëzia e ‘Petrol Koalicionit Çetniko – Vojvodian’ filloi të zbërthehet me deklaratat e Menduh Thaçit i cili thotë se nuk është i frikësuar nga disfata në zgjedhjet e ardhshme, pasi që ai është i mësuar të humb. Thaçi vijon me sfidimin e hapur të parimit të koalicionimit midis fituesve në kampin shqiptar dhe maqedonas. Pasi që njëherë kishte nëpërkëmbur vullnetin e shqiptarëve në vitin 2006, kur uzurpoi institucionet e vendit pa vullnetin e shqiptarëve, Thaçi dhe PDSH po përgatisin terrenin për të përsëritur shkeljen e votës shqiptare”, u tha gjatë konferencës për shtyp të Bashkimit Demokratik për Integrim, të mbajtur sot në selinë e partisë në Shkup.

Nga Qendra për komunikim e BDI porosisin se shqiptarëve asnjëherë më nuk guxon t’u përsëritet viti 2006 kur humbësi i zgjedhjeve në mënyrë jolegjitime i përfaqësonte shqiptarët pa vullnetin e tyre.

“Kushtetuta u ndryshua në 2001 për t’iu garantuar shqiptarëve statusin e kombit shtetëformues dhe kjo duhet të respektohet nga të gjithë. Përpjekja e PDSH-së nga viti 2006 për ta anashkaluar këtë të arritur më të madhe dhe për të qeverisur pa vullnetin e shqiptarëve dështoi dhe u dënua nga shqiptarët, andaj të gjitha forcat që përpiqen ta anashkalojnë këtë parim thelbësor, gabojnë rëndë dhe nuk do t’ia arrijnë”, u tha më tutje në konferencën prë shtyp.

Nga BDI thonë se ky parim, i shumicës së dyfishtë që garanton demokracinë konsensuale, si e arritura më e madhe e ndryshimit të Kushtetutës, nuk guxon të mos respektohet sepse e përcakton karakterin e shtetit. Në Maqedoni, pas mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme, koalicionojnë fituesit e dy komuniteteve shumicë nga kampusi politik shqiptar dhe ai maqedonas.

“Menduh Thaçi dhe PDSH e dijnë fort mirë që Kushtetuta u ndërrua në vitin 2001 andaj mos t’i fshehin qëllimet djallëzore për të hyrë në Qeveri nga dera e pasme, por le të përballen me popullin shqiptar dhe ta pranojnë humbjen si burrat, ashtu siç kanë humbur gjithmonë”, porosisin nga BDI.

Më tej vazhdojnë se asnjë “Petrol koalicion parazgjedhor nuk do të arrijë të ngadhnjejë kundër liderit të BDI-së sepse qytetarët shqiptarë çmojnë vlerat e demokracisë së mirëfilltë dhe përfaqësimin dinjitoz, të instaluara nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe refuzojnë vlerat e Kasaphanës të ekzekutuara nga Partia Demokratike Shqiptare. Aleat dhe partner strategjik i BDI-së është populli shqiptar dhe ne respektojmë parimin që fituesi shqiptar duhet ti përfaqësojë shqiptarët në qeverisje andaj edhe nuk do të lejojmë përsëritjen e nëpërkëmbjes së vullnetit të qytetarëve shqiptarë nga ana e PDSH-së”.

“Sa i përket integrimit të vendit në NATO dhe BE, gjersa Petrol Koalicioni takohet në pompa të benzinës, drejtuesit e BDI-së, vetëm në javët e fundit kanë takuar zëvendës Sekretarin e përgjithshëm të NATOs, ministrat e jashtëm austriak dhe sllovak si dhe drejtorin për zgjerim të Bashkimit Evropian. “Këto, bashkë me reformat intenzive janë përpjekjet tona konkrete për ta lëvizur procesin përpara, gjë për të cilën duhet të japin kontribut të gjithë. Statusi kandidat për BE, liberalizimi i vizave dhe dialogu substancial nuk mjaftojnë për BDI-në, gjer në marrjen e rekomandimit të datës për fillim të negociatave me BE-në dhe anëtarësimin e plotë në NATO”, u tha gjatë konferencës për shtyp.

Dhe për fund u tha se qëndrimi i Bashkimit Demokratik për Integrim është se BDI nuk do të bëjë koalicione parazgjedhore as me VMRO-në e as me LSDM-në, por do të vazhdojnë aleancën me popullin shqiptar dhe partneritetin me komunitetin ndërkombëtar

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *