Home / Sport / Korinthians fiton Kupën Libertadores

Korinthians fiton Kupën Libertadores

Klubi brazilian i Korinthians ka fituar për herë të parë në historinë e tij Kupën Libertadores, duke mundur 6 herë kampionët e Boka Juniors me rezultatin 2-0, ndërsa në ndeshjen e parë në Argjentinë kishin barazuar 1-1.

Nëse brazilianët e merituan trofeun falë 14 ndeshjeve radhazi pa humbje, argjentinasit u shfaqën në finale për herën e 10-të në historinë e klubit dhe po mundoheshin të barazonin rekordin e bashkëkombësve të Indipendiente për numrin e trofeve të fituar.

Protagonisti i ndeshjes ishte sulmuesi Emerson, i cili shënoi të dy golat në minutat 54 dhe 72. Ai njihet më shumë për problemet e tij me ligjin, pasi në të kaluarën është arrestuar nga policia pasi përdorte një certifikatë lindje ku figuronte 3 vjet më i ri, për të marrë një pasaportë false. Më vonë, ai theu rregullat e FIFA-s, duke luajtur për Katarin, ndonëse kishte luajtur më parë me ekipin U-20 të Brazilit (ndërsa pretendonte se ishte 18 vjeç, po në fakt ishte 21).

Ndonëse Korinthians ka 26 tituj të krahinës dhe 5 të Brazilit, kjo ishte hera e parë që ata kanë arritur në finalen e Kupës Libertadores.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *