Home / Sport / Kosova, miqësorja e parë luhet në shtator

Kosova, miqësorja e parë luhet në shtator

Përfaqësuesja kosovare e futbollit do të ketë mundësinë që nga muaji shtator të organizojë ndeshje miqësore me shtetet anëtare të FIFA-s. Qëndrimi i institucionit që drejton futbollin botëror i është konfirmuar edhe një herë drejtuesve të FFK-së të cilët dje janë takuar me presidentin e FIFA-s, Josep Blater.

Ndonëse FIFA nuk ka dalë me një qëndrim zyrtar rreth kësaj çështje, mediat kosovare raportojnë se në këtë takim është folur për modalitetet në bazë të cilave do të organizohen miqësoret e përfaqësues kosovare të futbollit.

Nga pala kosovare ka patur shpesh shqetësim në lidhje me faktin se Federata Serbe e Futbollit po bënte lobim për kthimin e vendimit të FIFA-s, ndërsa çuditërisht edhe UEFA ishte kundër zhvillimit të miqësoreve të përfaqësueseve kosovare.

Por mbledhja e djeshme ka konfirmuar edhe një herë se vendimi do të qëndrojë në fuqi dhe se ekipet kosovare shumë shpejt do të kishin të drejtën të ndesheshin si të barabartë me bashkëmoshatarët e tyre nga e gjithë bota.

Duket e pamundur që Kosova të organizojë një miqësore me 15 gusht, kur është data e lirë për ndeshje ndërkombëtare nga FIFA, por zyrtarët e FFK po punojnë që të sigurojnë një miqësore për ndeshjet e shtatorit, atëherë kur ekipet evropiane do të fillojnë kualifikueset për Botërorin 2014.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *