Home / Lajme / Rajon / Kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan

Kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan

18 korrik-Dhe kjo sepse ata janë jashtë kontrollit. Ai tha se Shqipëria ka vendosur marrëdhënie shumë të mira me fqinjët e saj dhe se mbështet integrimin e plotë të rajoni në NATO, ndërsa apo punon fort për t’u afruar edhe më shumë me Bashkimin Evropian.

Kryeministri Sali Berisha ka mbajtur të mërkurë një fjalim në takimin mbi sigurinë globale në Romë, me temë “Sfidat kryesore, sot, pёr paqen dhe sigurinë”. Në fjalën e tij kryeministri shqiptar ka folur mbi sfidat që e presin presidencën shqiptare të KiE-së dhe prioritetet e saj, ku një rëndësi të veçantë i ka kushtuar situatës në Vendet Arabe dhe në Siri. Duke folur veçanërisht për Ballkanin shefi i qeverisë shqiptare është shprehur se nuk do të ketë ndryshim të kufijve, sepse ndryshimet në rajon janë përfundimisht të pakthyeshme. Ai tha se ky gadishull ka ndryshuar në mënyrë rrënjësore. Asnjë rajon tjetër në Evropë nuk ka ndryshuar më shumë se ky rajon. Nga një rajon i kohës së ndaluar, sot vendet e tij kanë sot qeveri të zgjedhura në mënyrë demokratike. Nga një rajon konfliktual, është shndërruar sot në një rajon bashkëpunimi dhe mirëkuptimi.
“Unë mendoj se Ballkani ka arritur këtu edhe falë përpjekjeve të jashtëzakonshme pozitive të vendeve tuaja për të ndihmuar kombet tona dhe rajonin tonë. Por sërish disa probleme mbeten. Unë kam bindjen se ndryshimet në rajon janë përfundimisht të pakthyeshme. Ajo që është më e rëndësishmja për të gjithë ne që jetojmë në këtë rajon është të kuptojnë e pranojmë se këto ndryshime janë të pakthyeshme dhe se koha nuk mund të kthehet mbrapa”- u shpreh kryeministri Berisha. Duke folur për përmbylljen e pavarësisë së Kosovës, forcimin e shtetit ligjor në këtë vend dhe njohjen në forumet ndërkombëtare, Berisha tha se çdo përpjekje për të rishikuar kufijtë hap një zinxhir tensionesh dhe madje konfliktesh dhe do të duhen shumë vite për të dalë prej tyre.
“Brukseli negocioi një marrëveshje shumë të mirë midis Kosovës e Serbisë, e cila i hap dyert bashkëpunimit intensiv rajonal. Unë besoj se pranimi i kufijve ekzistues është kruciale për paqen dhe stabilitetin e rajonit tonë. Çdo përpjekje për të rishikuar kufijtë hap një zinxhir tensionesh dhe madje konfliktesh dhe do të duhen shumë vite për të dalë prej tyre. Në Kosovë ka disa minoritete, përfshirë ai serb. Por në mënyrë të habitshme, shumica e serbëve, që jetojnë në jug të Ibrit, jetojnë në paqe e harmoni me shqiptarët, ndërsa serbët, që jetojnë në tre komuna në veri të Mitrovicës, ku nuk ka shqiptarë, jetojnë në tension, në një kohë kur askush nuk i lëndon, askush nuk ua kufizon të drejtat njerëzore. Çështja e këtyre tre komunave duhet të zgjidhet në përputhje me ligjin ndërkombëtar”- theksoi Berisha, i cili shtoi se kufijtë e Kosovës dhe integriteti territorial i saj duhet të respektohen. Problemi kryesor në këto tre komuna është kontrabanda. Kontrabanda me shqiptarët, maqedonasit, boshnjakët, të gjithë. Kjo është e vërteta. Dhe kjo sepse ata janë jashtë kontrollit. Ai tha se Shqipëria ka vendosur marrëdhënie shumë të mira me fqinjët e saj dhe se mbështet integrimin e plotë të rajoni në NATO, ndërsa apo punon fort për t’u afruar edhe më shumë me Bashkimin Evropian.

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *