Home / Sport / ‘Kuqezinjtë’ premtojnë lojë për fitore

‘Kuqezinjtë’ premtojnë lojë për fitore

“Mendojmë dhe besojmë për fitore, pasi realisht jemi ekip më kualitativ edhe pse në futboll ndonjëherë ndodhin befasitë, si që ishte rasti me përballjen e parë në Kumanovë ku luajtëm pa gola. Nuk e di cka do të ndodhë dhe si do të rrjedhin gjërat, mirëpo paraprakisht e them se nëse dikush në skuadër nuk mendon dhe nuk beson se mund të fitojmë, atëherë më mirë të paraqitet paraprkisht dhe fare mos të luajë. E përsëris se nuk e dij si do rrjedhin gjërat, mirëpo ne duhet të besojmë në forcat tona dhe të luajmë për fitore. Shpresoj që në fund t’ia dalim”, porositi numri ‘4’ i Shkëndijës, Nebi Mustafi.

Pas udhëtimit rreth 24 orësh, ekspedita e Shkëndijës natëm mes të shtunë dhe të dielës vonë ka arritur në hotelin e tyre në Portadown të Irlandës së Veriut, ku do të presin përballjen e të martës në kuadër të revanshit të xhiros së parë kualifikuese të Liga Evropës. Udhëtimi zgjati pak më shumë se sa ishte planifikuar, mirëpo pozitiv është fakti që ekspedita u nis në rrugë më herët se sa kishin planifikuar, kështu që futbollistët do të kenë kohë për të pushuar dhe për të pritur të gatshëm ndeshjen me Portadownin, në të cilën do të kërkojnë rezultat që do t’i kualifikonte në raundin e ardhshëm, pasi kujtojmë se ndeshja e parë në Kumanovë u mbyll me barazimin 0:0. “Kishim udhëtim pak sa të mundimshëm, mirëpo besoj se do kemi kohë për të pushuar. Të dielën gjithë ditën kemi tentuar të pushojmë, ndërsa pas dite kishim një seancë stërvitore. Sot (e hënë) do të kemi tjetër seancë stërvitore, në orën 20:45 në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja dhe besoj të gatshëm të presim ndeshjen e kthimit”, sqaroi kapiteni Nebi Mustafi nga Portadowni i Irlandës së Veriut, ku Shkëndija është vendosur në një hotel luksoz me kushte shumë të mira. Kushtet atmosferike në Irlandën e Veriut janë shumë më të favorshme, pasi temperaturat janë më të ulta dhe futbollistët do të jenë më të freskët. Sipas asaj që thotë kapiteni ‘kuqezi’, Mustafi, të gjithë janë duke menduar për fitore dhe besojnë se do të arrijnë të kalojnë turin. “Mendojmë dhe besojmë për fitore, pasi realisht jemi ekip më kualitativ edhe pse në futboll ndonjëherë ndodhin befasitë, si që ishte rasti me përballjen e parë në Kumanovë ku luajtëm pa gola. Mirëpo tani jemi të bindur të japim më shumë se 100 % nga mundësitë tona, që të marrim rezultat pozitiv që do të na kualifikonte. Nuk e di cka do të ndodhë dhe si do të rrjedhin gjërat, mirëpo paraprakisht e them se nëse dikush në skuadër nuk mendon dhe nuk beson se mund të fitojmë, atëherë më mirë të paraqitet paraprkisht dhe fare mos të luajë. E përsëris se nuk e dij si do rrjedhin gjërat, mirëpo ne duhet të besojmë në forcat tona dhe të luajmë për fitore. Shpresoj që në fund t’ia dalim”, porositi numri ‘4’ i Shkëndijës, Nebi Mustafi. Mësohet se pas stërvitjes së sontshme, trajneri Osmani do të vendosë për formacionin të cilin do të nxjerë të martën në fushë, ndërsa paralajmërimet janë se do të ketë disa ndryshime në krahasim ekipin që nisi ndeshjen e parë në Kumanvoë. Informatat afër klubit flasin se Shkëndija do të sulmojë edhe në transfertë, me shpresë që tani efikasiteti të jetë në nivelin e duhur. Ndeshja Portadown-Shkëndija zhvillohet të martën në stadiumin e Shamrock Park, me fillim në orën 20:45 sipas kohës tonë lokale.

Vendasit kërkojnë mbështetje nga publiku

Edhe pse janë të vetëdijshëm se Shkëndija përsëri ka rolin e favoritit, nga tabori i Portadownit duken të entuziazmuar nga rezultati i ndeshjes së parë në Kumanovë. Barazimi pa gola u ka rritur shpresat se ndoshta mund të bëjnë befasi dhe të kalojnë raundin e parë. Për këtë arsye ata bëjnë të gjitha parapërgatitjet për këtë sfidë, ndërsa kërkojnë mbështetje të madhe nga publiku, me qëllim që të kenë vullnet më të madh për të fituar. Drejtuesit e skuadrës nga Irlanda e Veriut me qëllim të tërheqjes së numrit më të madh të shikuesve, kanë vendosur të lirojnë cmimin e biletave hyrëse për në stadium, për personat të moshës nën 16-të vjecare do të kenë hyrjen pa pagesë, me kusht që të jenë në shoqëri të një personi më të moshuar që do të paguajë biletë. Gjithashtu drejtuesit e Portadownit apelojnë te tifozët e skuadrave tjera në Irlandën e Veriut që në këtë ndeshje të jenë në mbështetje të ekipit të tyre, me qëllim kualifikimin në raundin e rradhës, që do të ishte një sukses i madh jo vetëm për skuadrën e Portadownit, por për gjithë futbollin në Irlandën e Veriut.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *