Home / Lajme / Maqedoni / Kuvendi diskuton rreth Propozim ligjit të plotësuar për sigurimin pensional dhe invalidor

Kuvendi diskuton rreth Propozim ligjit të plotësuar për sigurimin pensional dhe invalidor

Me kërkesë të deputetit të PDSH-së, Zijadin Sela, si formë e protestës për ç’arsye, siç theksoi, kërkesave të njohura rreth transmetimit të mbledhjes së Parlamentit në Kanalin e Kuvendit, kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski dha pauzë prej gjysmë ore. Mbledhja do të vazhdojë në orën 15.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në suaza të mbledhjes së 37-të sot e filloi debatin për Propozim ligjin e plotësuar për sigurimin pensional dhe invalidor, në lexim të dytë.

Me këtë Ligj rregullohet sigurimi i detyruar pensional dhe invalidor, përfshirja e të siguruarve, të drejtat të cilat realizohen nga ky sigurim, evidenca amë e të siguruarve dhe shfrytëzuesit e të drejtave nga sigurimi pensional dhe invalidor, bazat e sigurimit kapital financiar pensional, si dhe kushtet e posaçme nën të cilat kategori të veçanta të të siguruarve i realizojnë të drejtat e sigurimit pensional dhe invalidor.

Me shtyllën e parë pensionale, ndërkaq në bazë të parimit të drejtësisë sociale dhe solidaritetit të gjeneratave, realizohen të drejtat në rast të plakjes, invaliditetit, vdekjes dhe dëmtimit trupor, ndërkaq me shtyllën e dytë pensionale realizohen të drejtat në pajtim me Ligjin të cilin e rregullon sigurimi i detyruar kapital i financuar pensional.

Me kërkesë të deputetit të PDSH-së, Zijadin Sela, si formë e protestës për ç’arsye, siç theksoi, kërkesave të njohura rreth transmetimit të mbledhjes së Parlamentit në Kanalin e Kuvendit, kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski dha pauzë prej gjysmë ore. Mbledhja do të vazhdojë në orën 15.

Në rend dite janë edhe propozim ligji i plotësuar për ndryshim dhe plotësim të ligjeve për sigurimin e detyruar kapital financiar pensional, për arsimin fillor dhe të emsëm, të gjithë në lexim të dytë. Deputetët do të diskutojnë edhe për Propozim ligjin për detyrim të Republikës së Maqedonisë me kredi tek Banka evropiane për ripërtëritje dhe zhvillim rreth Marrëveshjes për kredi për projektin “Rehabilitimi i pjesës lindore të hekurudhës në Korridorin 8, faza 1 – aksi Kumanovë – Belakoc” dhe Propozim ligjin për garancë të Republiksë së Maqedonisë ndaj obligimeve rreth Marrëveshjes për kredi për projektin “Modernizimi i bllokut 2 dhe bllokut 3 në TE Manastriri”, që do të kontraktohet ndërmjet Dojçe Bankës dhe SHA ELEM, që të dy me procedurë të shkurtuar.

Në këtë mbledhje, mes pikave të tjera janë edhe Propozim ligji për dhënien e vauçerëve, me procedurë të shkurtuar, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për avokaturë, të Ligjit për mjedis jetësor, të Ligjit për menaxhim me mbeturinat, të Ligjit për Drejtorinë e doganave dhe të Ligjit për komunikime elektronike, të gjithë në lexim të parë

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *