Home / Sport / LO2012, Pol MekKartni u pagua 1 paund

LO2012, Pol MekKartni u pagua 1 paund

Pol MekKartni vazhdon të jetë një nga muzikantët më të pasur në botë, me të ardhurat e tij që kanë kaluar 1 miliard dollarë, ndaj nuk është ai ka shumë nevojë për para. Si rrjedhojë, paraqitja më e famshme e vitit për të, në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike, i ka shtuar llogarisë së tij bankare vetëm 1 paund.

Gazeta “The Guardian” ka zbuluar se ai nuk ka qenë artisti i vetëm me këtë trajtim ekonomik gjatë kësaj ceremonie që ka kushtua 27 milion paund. Majk Oldfild, Dizi Raskal dhe Emeli Sande janë mes emrave të yjeve të tjerë që janë paguar këtë shumë modeste nga organizatorët. Emrat e mëdhenj fillimisht kishin pranuar të performonin falas në spektakël, por më pas shifra 1 paund u vendos për ta bërë efektive kontratën e nënshkruar nga palët.

Me pak fjalë, yjet e muzikës botërore janë paguar më pak se 1/20 e biletës më të lirë të ceremonisë së hapjes,.

Organizatorët konfirmuan se pjesa më madhe e pjesëmarrësve në këtë ceremoni janë paguar për punën e tyre, duke përfshirë edhe personin që personifikoi mbretëreshën në hedhjen me parashutë nga helikopteri. Por thuajse të gjithë yjet kishin pranuar të punonin dhe të merrnin pjesë falas në aktivitetin që u ndoq nga më shumë se 1 miliard persona në të gjithë botën.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *