Home / Lajme / Maqedoni / LSDM: Shtrenjtimi i energjisë do t’i godasë firmat dhe qytetarët

LSDM: Shtrenjtimi i energjisë do t’i godasë firmat dhe qytetarët

26 korrik-“Rritja e çmimit të energjisë për 10 për qind, dhe ngrohjes për 3 për qind, të plotësuara me shtrenjtimin e beniznave, të cilat çmime sërish e tejkaluan kufirin prej 80 denarë, paraqesin ngritje e madhe e çmimeve të energjenseve në Republikën e Maqedonisë”, tha nënkryetari i LSDM-së Zoran Jovanovski në konferencën e sotme për shtyp, duke theksuar se energjia më shumë se dyfish është shtrenjtuar për gjatë vitet e fundit.

LSDM-ja konsideron se shtrenjtimi i paralajmëruar i djeshëm i energjisë dhe ngrohjes së bashku me shtrenjtimin e benzinave fuqimisht do t’i godasë firmat, do të shkaktojë shtrenjtim të shumë prodhimeve tjera dhe do të paraqes goditje e madhe ndaj xhepit të qytetarëve.

“Rritja e çmimit të energjisë për 10 për qind, dhe ngrohjes për 3 për qind, të plotësuara me shtrenjtimin e beniznave, të cilat çmime sërish e tejkaluan kufirin prej 80 denarë, paraqesin ngritje e madhe e çmimeve të energjenseve në Republikën e Maqedonisë”, tha nënkryetari i LSDM-së Zoran Jovanovski në konferencën e sotme për shtyp, duke theksuar se energjia më shumë se dyfish është shtrenjtuar për gjatë vitet e fundit.

Energjia, akuzoi, shtrenjtohet për shkak se Qeveria në mënyrë joproduktive i shpenzon të hollat në vend që të investojë në ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetik që të rritet prodhimtaria vendore.

“Maqedonia është e varur nga importimi i energjisë së shtrenjtë nga vendet e huaja, ndërsa faturat për sjelljen e tillë jonikoqire do të duhet ta paguajnë të gjithë qytetarët e vendit tonë. Dhe ajo që është më e tmerrshme, ky shtrenjtim i energjisë sigurisht nuk është edhe i fundit, për shkak se nuk e zgjidhë problemin esencial”, tha Jovanovski.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *