Home / Sport / Majlinda, sot merr rrugën drejt Londrës

Majlinda, sot merr rrugën drejt Londrës

25 korrik-
Pas takimit ku do t’i urohet sukses e fat, ajo dhe trajneri i saj, Driton Kuka, do të mbajnë një konferencë për media para se të marrin udhë drejt Londrës, ku nga 27 korriku deri më 12 gusht do të mbahen lojërat e 30-ta moderne olimpike.

Sportistja e vetme e lindur dhe e rritur në Kosovë, që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike “Londra 2012”, Majlinda Kelmendi, sot do të marrë rrugën drejt kryeqendrës britanike, Londrës, në tentim për të shkruar historinë e sportit në Kosovë, por edhe atij gjithëshqiptar.

Xhudistja 21-vjeçare do të niset nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, pasi të jetë pritur e përcjellë nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi.

Pas takimit ku do t’i urohet sukses e fat, ajo dhe trajneri i saj, Driton Kuka, do të mbajnë një konferencë për media para se të marrin udhë drejt Londrës, ku nga 27 korriku deri më 12 gusht do të mbahen lojërat e 30-ta moderne olimpike.

Majlinda Kelmendi, në pamundësi për të përfaqësuar Kosovën apo veten e saj si sportiste e pavarur, është bërë pjesë e ekipit olimpik të Shqipërisë. Kërkesa e saj për të marrë pjesë në Olimpiadë me një nga dy opsionet e para është refuzuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar. I është lejuar vetëm opsioni i tretë, meqë kishte edhe pasaportën e Shqipërisë

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *