Home / Lajme / Maqedoni / Më pak aksidente më shumë të vdekur

Më pak aksidente më shumë të vdekur

Brenda gjashtë muajve të kaluar janë rregjistruar gjithsej 348 aksidente trafiku, që është për 122 më pak se në periudhën e njejtë. Porn ë këtë periudhë është rritur numri I aksidenteve me pasoja të rënda. Gjithsej jetën e kanë humbur 6 persona, kundrejt 5 viktimave në vitin e kaluar”, thotë Marjan Josifovski, zëdhënës I Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë

Urim Hasipi

Tetovë, 28 korrik-Gjashtë persona kanë humbur jetën në rrugët e Tetovës gjatë gjashtë muajve të parë në aksidentet e trafikut. Gjashtë muajt e parë të vitit të kaluar kishte 5 viktima kurse këtë vit për një është shtuar numri i personave që kanë humbur jetën gjatë aksidenteve të ndryshme. Poashtu rritje shënon edhe numri I të lënduarve rëndë në këto aksidente, edhe përkudnër faktit se ka shënuar rënie numri I aksidenteve dukshëm në krahasim me të kaluarën. “Brenda gjashtë muajve të kaluar janë rregjistruar gjithsej 348 aksidente trafiku, që është për 122 më pak se në periudhën e njejtë. Porn ë këtë periudhë është rritur numri I aksidenteve me pasoja të rënda. Gjithsej jetën e kanë humbur 6 persona, kundrejt 5 viktimave në vitin e kaluar”, thotë Marjan Josifovski, zëdhënës I Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë.Sipas tij, në këtë periudhë janë rregjistruar edhe 15 aksidente me 23 persona rëndë të lënduar. Në 88 aksidente tjera ka pasur 166 të lëdnuar dhe në 239 është shkaktuar vetëm dëm material e cila është përllogaritur mbi 14 milion denarë. Policia ka bërë të ditur se shkaktarë të këtyre aksidenteve si zakonisht janë, shpejtësia e papërshtatshme me kushtet në rrugë, mosdhënia e përparësisë së kalimit, mosmbajtja e distancës së nevojshme dhe vozitja me shpejtësi më të madhe se ajo e lejuara në rrugë. Në rajonin e Tetovës, si rrugë më të vështira për qarkullim dhe ku ndodhin më shumë aksidente janë akset rrugore Tetovë-Jazhincë, Tetovë-Pirok, magjistralja Tetovë-Shkup dhe autostrada Tetovë-Gostivar. Përjashtim nuk bëjnë edhe rrugët e qytetit ku këtë vit, dy viktimat nga aksidentet me motoçikleta jetën e kanë humbur pikërisht në brendinë e qytetit.Së këndejmi Stacioni Policor në Tetovë, duke vepruar në bazë të obligimeve ligjore që ka, ka larguar nga komunikacioni 292 drejtues makinash dhe 704 vetura. Shkak për këtë ka qenë vozitja në gjendje të alkoolizuar dhe pa leje për qarkullim. Në shumë janë konstatuar edhe parregullsi teknike tek disa vetura.Në këtë periudhë gjashtë mujore, janë lëshuar 1494 fletëpagesa dhe 2325 për pagesë të gjobës. Në këtë periudhë përkohësisht janë marrë edhe 55 leje për vozitje. Policia rrugore në Tetovë, gjegjësisht Stacioni policor për siguri në komunikacionin rrugor, gjatë muajve të kaluar, ka ndërmarrë një sërë aktivitete preventive për zbulimin dhe eliminimin e mangësive në funksion të përmirësimit të sigurisë së përgjithshme në rrugë. Këto aktivitete do të vazhdojnë edhe gjatë periudhës së ardhshme, me qëllim që të ngrihet vetëdija në komunikacion që të zvogëlohen aksidentet e trafikut në rrugët e Pollogut, të cilët sipas raporteve policore në shumë raste janë fatale dhe me viktima. Aksidentet e trafikut shtohen gjatë perdiudhës së pranverës dhe verës, për shkak të shpejtësisë dhe dendësisë së komunikacionit. Edhe viti i kaluar ka rregjistruar shumë aksidente të cilët

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *