Home / Lajme / Maqedoni / Më pak prishje të rendit

Më pak prishje të rendit

28 korrik-Vetëm dy javët e kaluara në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit u regjistruan disa plagosje nga plumba qorr të shkrepur nëpër ahengje familjare, si dhe dëmtime automjetesh dhe objektesh të tjera”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë..Policia e Tetovës u bën apel qytetarëve që të përmbahen nga përdorimi i armëve, sepse në të kundërtën, pa përjashtime do përballen me masa të rënda ligjore.

Shënojnë rënie prishjet e rendit dhe të qetësisë publike në rajonin që mbulon Sketori për Punë të Brendëshme në Tetovë. Prej janarit e deri në muajin qershor në rajonin e Pollogut, janë rregjistruar 307 prishje të rendit dhe qetësisë publike ndërsa kjo është për 19 më pak se vitin e kaluar në të njejtën periudhë. Krahas vjedhjeve që janë të zakonshme në kronikën e zezë, vend të posaçëm zënë edhe prishjet e rendit, të cilët gjithashtu janë me bollëk në Tetovë.Në këto prishje të rendit policia ka identifikuar 446 pjesëmarrës, ndërsa ndaj 267 janë inicuar kërkesa për kallxim penale. “Edhe në këtë gjysëmvjetor, më shumë prishje të rendit janë rregjistruar në qytet, 179, kurse 88 në fshatra. Vendet ku më shumë kanë ndodhur incidentet kanë qenë rrugët dhe lokalet afariste, kurse 52 prej këtyre prishjeve kanë qenë vepër të individualve, Në mesin e atyre që bëjnë probleme më shumë janë meshkuj (427) ndërsa në 19 raste kanë qenë të involvuar femrat”, qëndron në një raport të publikuar nga Policia e Tetovës. Në raport më tej qëndron se sa i përket strukturës sociale, në 231 raste në prishjet e rendit dhe qetësisë publike kanë marrë pjesë të papunësuarit. Sërish në krye të listët qëndrojnë sulmet fizike gjithsej 158, pastaj rahjet 52, ndërsa më pas vijnë, fyerjet ndaj personave zyrtarë, marrja e drogës në vende publike dhe moskujdesi ndaj fëmijëve. Viti 2009 sipas policisë ka qenë më problematik sa i përket krahasimeve me vitet tjera pasi që janë rregjistruar 1094 raste të prishjes së rendit dhe qetësisë publike që ka qenë për 23 përqind më shumë së një vit më parë (2008). Ndërkaq, sezoni veror në rajonit e Pollogut, filloi me shumë ahengje familjare të cilët në shumë raste shoqërohen edhe me të shtëna nga armët e zjarrit. Policia e Tetovës ditë më pari ka paralajmëruar dasmorët se do të ketë masa rigoroze ndaj atyre që festojnë me armë zjarri. “Do përballen me masa shumë të ashpra ligjore, madje jo vetëm ata që përdorin armët por edhe familjari. Të gjithë do përballen me kundërvajtje apo padi penale. Vetëm dy javët e kaluara në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit u regjistruan disa plagosje nga plumba qorr të shkrepur nëpër ahengje familjare, si dhe dëmtime automjetesh dhe objektesh të tjera”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë..Policia e Tetovës u bën apel qytetarëve që të përmbahen nga përdorimi i armëve, sepse në të kundërtën, pa përjashtime do përballen me masa të rënda ligjore. (U.H)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *