Home / Lajme / Maqedoni / Më religjiozit në Evropë

Më religjiozit në Evropë

Shkup, 30 korrik 2012-Më pak religjioz, ndërkaq, janë kinezët, japonezët dhe çekët. Si ateistë janë deklaruar 47 për qind e qytetarëve të anketuar kinez, 31 për qind e japonezëve dhe 30 për qind e çekëve. Në Maqedoni vetëm një për qind prej të anketuarve kanë thënë se janë ateistë.

Qytetarët e Maqedonisë janë më religjioz në Evropë, tregon studimi global “Religjiozitet dhe ateizëm” në “Galup internejshënall” Sipas hulumtimit të zbatuar në nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar rreth 52 mijë persona në 57 vende në botë, 90 për qind prej qytetarëve të anketuar të Maqedonisë janë përgjigjur se janë religjioz.

Pas qytetarëve të Maqedonisë, më religjioz në Evropë janë rumunët (89%), moldavët (83%), polakët (81%), serbët (77%), dhe italianët (73%),…

Sipas indeksit botëror për religjiozitet, qytetarët e Maqedonisë janë në vendin e katërt. Më religjioz, sipas hulumtimit të “Galup” janë qytetarët e Ganas, Nigerisë, Armenisë dhe Fixhit.

Më pak religjioz, ndërkaq, janë kinezët, japonezët dhe çekët. Si ateistë janë deklaruar 47 për qind e qytetarëve të anketuar kinez, 31 për qind e japonezëve dhe 30 për qind e çekëve. Në Maqedoni vetëm një për qind prej të anketuarve kanë thënë se janë ateistë.

Pjesëmarrësit në hulumtimin janë përgjigjur në të njëjtën pyetje: “Pa marrë parasysh në atë nëse shkoni në vende për meshë ose jo, për vete a konsideroni se jeni person religjioz, jo religjioz ose jeni ateist i bindur”.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *