Home / Sport / Milani vjen sërish në Kosovë për zbulim të talenteve

Milani vjen sërish në Kosovë për zbulim të talenteve

25 korrik-Në fakt, kampi “Milan Junior Camp” ka për qëllim që fëmijëve t’ua mësojë sekretet e futbollit italian drejtpërdrejt përmes mësimit nga gjashtë trajnerë të Milanit, i cili me këtë projekt shtrihet edhe në 40 vende të tjera të botës.

Njëri prej klubeve më të trofeshëm në botë, AC Milan, ka vendosur të “peshkojë” për talentet e futbollit në Kosovë për të dytin vit rresht. Kësaj here “Milan Junior Camp” në Kosovë do të mbahet në Mitrovicë, në stadiumin “Adem Jashari”.

Edicioni i parë “Milan Junior Camp” i mbajtur vjet në Prishtinë zbuloi pesë talente, që vazhdojnë të përcillen hap pas hapi. Ndërkohë, pesë talente të tjera do t’i kërkojnë prej ditës së hënë (sot, 10:00) deri të premten, ku rreth 200 të rinj kosovarë të moshës nga 8 deri 14 vjeç do të kenë rastin të dëshmojnë vlerat para ekspertëve italianë të Milanit.

“Gëzohemi jashtëzakonisht shumë që sërish kemi ardhur në Kosovë me projektin tonë. Për këtë falënderojmë grupin `Taçi Oil’ dhe Ministrinë e Sportit që na krijuan kushte. Është kënaqësi për ne, për Milanin, të punojmë me të rinjtë e një vendi, prej të cilit kanë dalë futbollistë që sot luajnë për shumë shtete, siç është Zvicra që i ka pesë futbollistë shqiptarë”, deklaroi të dielën në një konferencë për shtyp Marco Schembri, menaxher i përgjithshëm i shoqërisë që administron `Milan Junior Camp’ në Evropën Lindore.

Në fakt, kampi “Milan Junior Camp” ka për qëllim që fëmijëve t’ua mësojë sekretet e futbollit italian drejtpërdrejt përmes mësimit nga gjashtë trajnerë të Milanit, i cili me këtë projekt shtrihet edhe në 40 vende të tjera të botës.

“Entuziazmi i 150 fëmijëve në edicionin e kaluar na ka shtyrë që sivjet t’i grumbullojmë 200 fëmijë. Klasifikimi i tyre është bërë kështu: 200 fëmijët e parë që janë regjistruar, ata janë përfshirë në kamp, me qëllim të shmangies së diskriminimit. Unë ju uroj sukses atyre fëmijëve, derisa këto ditë do të jenë emocionuese edhe për prindërit e tyre dhe për gjithë ne”, ka thënë Anika Taçi, zëvendëspresidente e grupit “Taçi Oil”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *