Home / Lajme / Maqedoni / ‘Monster’ denoi edhe dy shqiptar

‘Monster’ denoi edhe dy shqiptar

Gjykata e Shkupit dënoi të hënën pasdite edhe dy shqiptarë të tjerë të arrestuar gjatë operacionit “Monstër” lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit.

Ndaj Rrahman Asanit nga Shkupi u shqiptua dënimi prej tre vite e gjysmë burg për posedim të paligjshëm të armëve, ndërsa ndaj Nazif Mehmetit u shqiptuan tre vite burg, gjithashtu për posedim të paligjshëm të armëve.

Rrahmani gjatë fjalës përfundimtare mohoi se armët janë të tij dhe se as që ka ditur se ka poseduar armë në shtëpinë e tij, ndërsa Mehmeti ka theksuar se kishte siguruar armët për tu mbrojtur nga grabitësit, për shkak se dispononte një lokal që vazhdimisht ishte cak i grabitjeve. Por ai në fjalën e tij përfundimtare ka thënë se është i bindur se asnjëherë nuk ka përdorur armën.

Një muaj më parë me veprën për posedim ilegal të armëve u dënua Ibrahim Sejdini nga Shkupi me gjashtë vite burg.

Mediat proqeveritare maqedonase raportuan sot se me këto dënime mbyllen katër lëndët e ngritura si pjesë e operacionit “Monstër” lidhur me posedim të paligjshëm të armëve.

Ndërkohë, MPB jozyrtarisht bën të ditur se akoma po vijojnë hetimet për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit, për të cilën gjashtë veta ngarkohen për kryerjen e saj si vepër terroriste.

Operacioni “Monstër” ka vazhduar me akuzat e partive opozitare shqiptare për arrestime të shqiptarëve të pafajshëm dhe akuzat për terrorizëm. Një pjesë e partive kanë akuzuar gjithashtu për ngecje të procesit gjyqësor, për shkak se MPB sipas tyre ka dështuar në hetimet e këtij rasti, duke mbajtur në burg njerëz të pafajshëm. Bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar një proces gjyqësor transparent dhe të bazuar në dëshmi dhe fakte.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *