Home / Lajme / Maqedoni / Ndarja bisedohet në çdo shtëpi të Maqedonisë

Ndarja bisedohet në çdo shtëpi të Maqedonisë

Ai hap një çështje e cila tanimë ekziston në Maqedoni sidomos kur çështjet e mëdha ende nuk janë zgjidhur, siç është çështja me Greqinë, me fqinjët tjerë, me politikën opozitare dhe me etnitetin opozitar”, ka thënë Xheferi.

Kryetari i Kuvendit Qendror të Partisë Demokratike Shqiptare dhe kryetar nderi i kësaj partie, Arbër Xhaferi i pyetur se si e komenton aktualizimin e deklaratave të ish-kryeministrit Lupço Georgievski për ndarje të Maqedonisë, ka thënë se kur nuk ka zgjidhje konkrete për problemet që ballafaqohet vendi sigurisht se mendimet e atilla dalin. “Po kur nuk kemi zgjidhje konkrete për problemet me të cilat ballafaqohet Maqedonia, sigurisht se mendimet e atilla dalin. E vetmja gjë është që zoti Gjeorgjievski për dallim prej liderëve tjerë politik, është pak më i drejtë dhe flet hapur për një pyetje për të cilët bisedohet në çdo shtëpi të Maqedonisë, apo rrethe, vetëm se bisedat e tilla janë jo-formale. Ai hap një çështje e cila tanimë ekziston në Maqedoni sidomos kur çështjet e mëdha ende nuk janë zgjidhur, siç është çështja me Greqinë, me fqinjët tjerë, me politikën opozitare dhe me etnitetin opozitar”, ka thënë Xheferi. Kryetari i nderit të PDSH më tej ka shtuar se deri më tani ka dhënë qëndrime me shkrim se cili është mendimi i tij për këtë çështje.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *