Home / Lajme / Maqedoni / Ndryshime ligjore për punësim më të lehtë të personave të huaj në Maqedoni

Ndryshime ligjore për punësim më të lehtë të personave të huaj në Maqedoni

18 korrik-Ai sqaroi se ndryshimet kanë qenë të inicuara para së gjithash nga kompanitë e huaja të cilët kanë investuar në vend, ndërsa janë ankuar se shpesh herë hasin pengesa administrative në rastet kur duhet të angazhojnë të huaj.

Të huajt në Maqedoni të munden të marrin leje për punë në Agjencinë për punësim, e jo si deri më tani kërkesa të dorëzojnë në vendet konsullare diplomatike të vendit në vendet e huaja, parashikojnë ndryshimet e Ligjit për punësim dhe punë të së huajve që i prezantoi sot ministri i Punës dhe Politikës Sociale Spiro Ristovski.

“Në drejtim të lehtësimit të procedurës për marrje të lejës për punësim ose punën e të huajve në kompani vendore ose të huaja e cila ka filiale ose njësi organizative afariste përmes së cilës është e pranishme në tregun e Republikës së Maqedonisë, dhënia e lejes për punë tani i lihet vetë punëdhënësit të cilit i jepet mundësi që kërkesën për leje për punë ta dorëzojë dhe ta marrë në Agjencinë për punësim”, tha ministri Ristovski.

Me këtë ndryshim zvogëlohet periudha e pritjes e investuesit të huaj që të marrë lejet për punë për të huajt të cilët dëshiron që t’i angazhojë në kompaninë e tij.

“Deri më tani nëse ai dëshironte të angazhojë konsultantë të huaj ose të sjellë të huaj të punojë në Maqedoni, duhej patjetër të aplikonte përmes PDK-së adekuate në vendin e tij, ndërsa nëse atje nuk kishte përfaqësi të Maqedonië ai ka qenë i detyruar të shkojë në vendin më të afërt ku e ka”, tha ministri i Punës dhe Politikës Sociale.

Ai sqaroi se ndryshimet kanë qenë të inicuara para së gjithash nga kompanitë e huaja të cilët kanë investuar në vend, ndërsa janë ankuar se shpesh herë hasin pengesa administrative në rastet kur duhet të angazhojnë të huaj.

Ai nuk përjashtoi edhe ndryshime shtesë në të ardhmen, por siç tha, vetëm nëse në mënyrë pozitive ndikojnë në hyrjen e investimeve të huaja në vend dhe nëse janë në pajtim me direktivat e BE-së.

Sipas të dhënave që i ka në dispozicion Ministria, në periudhën prej muajit janar deri në muajin qeshor, për leje për punë në Maqedoni kanë aplikuar 1.000 persona. Prej tyre 978 kanë qenë të miratuara, 33 të refuzuara, dhe 12 kanë qenë të tërhequra nga punëdhënësi ose personi i huaj. Prej 978-të kërkesave të miratuara, 515 kërkesa janë kërkesa për leje për punësim në kompani, 341 janë për angazhim të pavarur dhe 122 janë leje për punë

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *