Home / Lajme / Maqedoni / Në Maqedoni 350 persona të paregjistruar në librat e amzës të të lindurve

Në Maqedoni 350 persona të paregjistruar në librat e amzës të të lindurve

21 korrik-Për 10 raste, siç informoi Ristovski, janë parashtruar kërkesa për nxjerrje dhe është dhënë letërnjoftim. Dyzet e tre raste ballafaqohen me problemin e qëndrimit jo të rregullt për nënat. Në numrin më të madh të rasteve, siç tha, nënat janë shtetase serbe apo kosovare. Prej tyre për 27 raste nevojitet të kryhet analizë e ADN-së. Tetë raste janë të pastra për analizë ADN dhe janë në fazë të realizimit.

Në Maqedoni deri më tani janë gjetur 350 persona të paregjistruar në librat e amzës të të lindurve, ndërsa MPB-ja dhe Drejtoria për evidentimin e librave amë prej tyre ka përpunuar 120 lëndë, informoi në konferencën e sotme për media ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Spiro Ristovski.

Ai elaboroi se personat të cilët nuk posedojnë dokumente për identifikimin personal dhe prej këtu nuk mund t’i realizojnë të drejtat e tyre, zakonisht janë persona banorë të shtetit dhe pjesëtarë të pakicave etnike, mes të cilëve përqidja më e madhe apo 95 për qind janë romë.

Prej këtyre 120 lëndëve, për 20 raste janë parashtruar kërkesa deri te Drejtoria për evidentimin e librave amë për regjistrimin me emër personal. Prej tyre pozitivisht janë zgjedhur 14 raste, ndërsa gjashtë procedurat tjera janë në zhvillim.

Për 10 raste, siç informoi Ristovski, janë parashtruar kërkesa për nxjerrje dhe është dhënë letërnjoftim. Dyzet e tre raste ballafaqohen me problemin e qëndrimit jo të rregullt për nënat. Në numrin më të madh të rasteve, siç tha, nënat janë shtetase serbe apo kosovare. Prej tyre për 27 raste nevojitet të kryhet analizë e ADN-së. Tetë raste janë të pastra për analizë ADN dhe janë në fazë të realizimit.

Sipas Ristovskit, për 28 persona janë kontestuese adresat e banimit të personave për shkak të cilave nuk mundet t’u jepet letërnjoftime dhe ato do të rregullohen në bazë të vendqëndrimit.

Për nëntë raste nga Qendra për punë sociale nevojitet t’u caktohet kujdestarë sepse nëna e fëmijës në të shumtën e rasteve është minorene apo e paregjistruar, ndërsa ka raste edhe kur prindërit janë të vdekur.

Ristevski theksoi se për rreth 70-të raste duhet të realizohen analiza ADN-së.

Ai paralajmëroi se edhe më tej Qeveria dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale do të vazhdojnë ta rregullojnë këtë projekt.
(Tv Koha)

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *