Home / Lajme / Maqedoni / Nesër valë e nxehtë e fazës së parë (të verdhë)

Nesër valë e nxehtë e fazës së parë (të verdhë)

28 korrik-Nga Ministria theksojnë se në pajtim me Planin veprues, institucionet shtetërore në vend janë përgatitur për sigurimin e mbrojtjes shëndetësore të numrit të rritur eventual të pacientëve për shkak të ndikimit të temperaturave të larta.

Valë e nxehtë e fazës së verdhë, gjegjësisht fazës alarmuese, nesër do ta kaplojë territorin e mbarë vendit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë, duke iu referuar paralajmërimit të meteo-alarmit nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Nga Ministria theksojnë se në pajtim me Planin veprues, institucionet shtetërore në vend janë përgatitur për sigurimin e mbrojtjes shëndetësore të numrit të rritur eventual të pacientëve për shkak të ndikimit të temperaturave të larta.

“Njëherësh, njoftojmë se mbeten të vlejnë rekomandimet për popullatën në lidhje me mbrojtjen nga ekspozimi i drejtpërdrejt në diell, shmangies së qëndrimit në vend të hapur në periudhën prej orës 11 deri në orën 16, konsumimit të ushqimit të lehtë dhe lëngjeve, higjienën e duarve dhe mënyrën higjienike të përgatitjes së ushqimit dhe marrjen e rregullt e terapisë te personat me sëmundje kronike”, potencojnë nga Ministria e Shëndetësisë

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *